Moti i keq/ Reshje të dendura bore në veri të vendit! Vështirësi në qarkullim, Policia thirrje drejtuesve: Përdorni zinxhirë

Veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës, të cilat vazhdojnë me intensitet të lartë. Aktualisht në akset rrugore Tamarë - Selcë - Vermosh; Bogë - Qafë Thorë- Theth; dhe Pukë - Fushë Arrëz - Qafë Mali ka prezencë të dendur të borës.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë e goma dimërore.

Më herët, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me borëpastrueset i shkuan në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda i cili mbeti i bllokuar në aksin Theth-Bogë, pasi qarkullonte me goma verore. Në Qafë-Thore dhe në Qafë-Mali, trashësia e borës është mbi 50 centimetra. Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës.

Edhe në qarkun e Korçës, janë rikthyer reshjet e dëborës me intesitet të ulët deri mesatar në formë shiu dhe dëbore në zonat malore mbi 1300 m. Reshjet janë regjistruar në fshatrat Vithkuq dhe Dardhë, ku në rrugen e Dardhës nga km 9-14 trashësia e dëborës ka shkuar deri në 8 cm. Në Qafë Thore raportohet se trashësia e borës ka arritur deri mbi 50 cm.

Edhe Durrësi është përfshirë nga moti i keq, me erë të fortë dhe reshje shiu. Në këto kushte të tilla të motit, është pezulluar lundrimi i peshkarexhave. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Moti i keq/ Policia e Shkodrës rrit shërbimet në rrugë, ja 3 akset më problematike! Shpëtohet qytetari nga Saranda në Theth-Bogë

Moti i keq ka pushtuar vendin dhe veçanërisht zonat veriore.

Për këtë shkak Drejtoria e Policisë Shkodër dhe ajo Rrugore kanë marrë masat e duhura, me qëllim shmangien e aksidenteve dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve.

Shërbimet kanë rritur numrin e patrullave dhe forcave në akset rrugore urbane e rurale, si pasojë e motit te keq me reshje shiu dhe dëbore.

Aktualisht në akset rrugore Tamarë-Selcë-Vermosh; Bogë-Qafë Thorë-Theth dhe Pukë-Fushë Arëz-Qafë Mali, ka prezencë të dëborës, pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.

“Borëpastrueset janë në terren  dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda, i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen”, njoftoi policia vendore.

Policia Rrugore apeloi gjithashtu për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve. Në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin 112.

Ora 13:54
Moti i keq në Durrës/ Pezullohet aktiviteti i anijeve të peshkimit

1733749084_durres.JPG

Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu ka përshirë qytetin bregdetar të Durrësit. 

Në kushte të tilla të motit, është pezulluar aktiviteti i peshkimit.

Burime për Report tv, bëjnë me dije se stuhitë detare rrezikojë anijet e peshkimit, për këtë arsye nuk do të dalin në det për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Ora 10:09
Korçë/ Vijojnë reshjet e dëborës në Dardhë, borëpastrueset në terren! Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore

 

Vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës, të cilat kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme (8 dhjetor) me intensitet të ulët deri mesatar në forme shiu dhe dëbore në zonat malore në mbi 1300 m.

Në rrugën e Dardhës nga km 9- 14 trashësia e dëborës ka shkuar deri në 8 cm.

Mjetet borëpastruese gjatë natës, por edhe gjatë mëngjesit të sotëm kanë zbritur në terren për pastrim dhe kriposje duke bërë që qarkullimi të vijojë normalisht.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore, kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore.

Ora 08:48
Rikthehet dëbora në veri, zbardhet edhe Vermoshi

 

Temperaturat e ulëta gjatë fundjavës kanë risjellë sërish borën në veri të vendit.

Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë natës duke e zbardhur totalisht aksin Tamarë-Vermosh. Në Qafë Thore raportohet se trashësia e saj ka arritur deri mbi 50cm.

Ndërkohë borëpastrueset kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e akseve dhe qarkullimin e automjeteve pa probleme.

Rekomandohen që përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

 

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg