TIRANE - I nxehti afrikan përgatitet për të pushtuar territorin e vendit tonë. Rritja e temperaturave në fakt ka nisur që nga dita e sotme, për të vijuar edhe në ditët e ardhshme të kësaj jave.
Sipas parashikimit të motit, temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë celsius në qytete si Durrësi, Tirana apo Elbasani.
Temperaturat e larta do të përfshijnë njëkohësisht edhe rajonet malore, ku pritet që në fundjavë zona si Kukësi, Mirdita apo Skrapari të arrijnë deri në 38 gradë celsius.
Kjo valë të nxehti në vendin tonë u rikthye sërish pas një ulje të ndjeshme të temperaturave në fillim të muajit gusht.
Për t’i bërë ballë temperaturave të larta ata që kanë mundësi zgjedhin bregdetin, veçanërisht atë në rivierën e mrekullueshme të jugut të vendit.
Pishinat dhe freskia e malit, gjithashtu janë një zgjedhje e mirë për të kaluar këto ditë të nxehta, ndërsa shatërvanët janë zgjidhja e atyre të cilët këto ditë duhet ti kalojnë nëpër rrugët e qyteteve.
(eb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com