Tre policë janë plagosur njëri në fytyrë dhe dy të tjerë në pjesë të ndryshme. Situate është tensionuar për disa minuta, ndërsa gjimnazistët janë ndihmuar edhe nga banorët e fshatit.
Forcat e policisë pas largimi disa minutash janë rikthyer në fshat duke nisur kontrollet si dhe kanë shoqëruar edhe disa persona. I pranishëm ishte edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit për rendin dhe sigurinë, Altin Qato.
(Në foto: Makina e policisë e sulmuar në Lazarat) Foto të tjera
A1 Raport ka siguruar video ekskluzive, ndërsa tregohen momentet e tensionit mes banorëve të fshatit dhe policisë. Gjithashtu tregohen dhe disa shoqërime.