Dielli dhe ditët e ngrohta nuk do na braktisin, shikoni parashikimin e motit për javën që vjen

Dielli dhe ditët e ngrohta nuk do na braktisin, shikoni parashikimin e motit për javën që vjen

Tirane, 1 shkurt 2023

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëbdrueshme atmosferike edhe pse pas shumë ditësh do të behën prezente reshjet e shiut në Shkodër e Lezhë.

Depërtimi i pazakontë e një qendre të thellë të presionit të lartë mbi kontinentin europian (ashtu si dhe mbi vendin tonë) do të bëjë që për të gjithë javën që presim përpara moti të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, informon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Përjashtim bëjnë ditët e Enjte dhe ajo e Premte pasi moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë dhe vranësirat kalimtare. Këto vranësira në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, të dobta dhe afatshkurtra.

Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale pritet të kenë një rritje fare të lehtë ndërsa ato të mesditës pritet të kapin vlera 18-21 gradë celcius kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta që vijnë si pasojë e kësaj qendre të presionit të lartë me origjinë nga Ishujt Azore dhe Afrika e Veriut.

Temperaturat pritet të variojnë nga -1 në 20 gradë celsius, ku ditët më të ngrohta pritet të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'