Komedia e Shekspirit “Zbutja e Kryeneçes” me regjinë e Elma Doresit rikthehet këtë fundjavë në teatrin Kombëtar.
Premiera gjatë shfaqjeve në fillimet e këtij muaji ka qenë një nga më të ndjekurat në Teatrin kombëtar pas komedisë së Çehovit Tri Motrat, që u ngjit në skenë me regji të Hervin Çulit. “Zbutja e Kryeneçes” është një premiere që ka munguar gjatë në Teatrin Kombëtar,.
Vetëm para 27 vjetësh ajo është shfaqur nga Fatos Haxhiraj. Regjisorja ua ka besuar për këtë shfaqje, aktorëve: Helidon Fino, Gladiola Harizaj, Neritan Liçaj, Lulzim Zeqja, Mehdi Malkaj, Vangjel Toçe, Sokol Angjeli, Klodian Hoxha, Devis Muka e Klea Huta, e cila vjen në rolin e motrës së kryeneçes.Kjo komedi ngjite në skenë me skenografi të Genc Shkodranit dhe kostumet e Berina Kokonës. Kostumografia e talentuar Kokona ka sjellë atmosferën e epokës së fundshekullit të 19–të.
Subjekti i komedisë sillet rreth marrëdhënieve të dashurisë së Pretuçios me Katerinën, kryeneçen kokëfortë e të ngurtë. Petruçioja pas një beteje stërmundimesh psikologjike e zbut Katerinën derisa ajo shndërrohet në një nuse të bindur dhe të urtë. Nëq këtë lojë ka disa mizaskena që pasurojnë marrëdhënien mes Petruçios dhe Katerinës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO