Rikthehet baleti “Arrëthyesi” për
Shën Valentin në Teatrin e Operas

Rikthehet baleti “Arrëthyesi” për<br />Shën Valentin në Teatrin e Operas
Rikthehet pas 7 viteve baleti i famshëm klasik “Arrëthyesi” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në datën e shënuar të Shën Valentinit. Drejtori Ilir Kerni si dhe koreografi i shfaqjes ka menduar ta sjellë me disa ndryshime të vogla por duke ruajtur elementët karakteristikë të këtij baleti.

Një shfaqje për të gjithë familjen, me një skenografi vezulluese, me princ të kaltër, magji, zana dhe një botë embëlsirash. Në një rrëfim për mikrofonin e Report TV Kerni theksoi se me anë të këtij baleti TKOB do të shëtisë edhe në skenat botërore.
 
“Ne me këtë shfaqje shpresojmë shumë që të kalojmë kufijtë, të bëjmë një rrugë e dy punë. Po bëjmë një shfaqje për teatrin një shfaqje për Tiranën dhe publikun e gjërë por ndërkohë jemi për shfaqje që do të lëvizi dhe jashtë Shqipërisë,” shprehet Kerni.

arrethyesi

 
Në baletin me dy akte përveç trupës së baletit të TOB do të marrin pjesë dhe nxënësit e shkollës së baletit. Ndërsa orkestra Simfonike e TKOB do të drejtohet nga Maestro Manuel Busto.

Baleti "Arrëthyesi" është një vepër e veçantë për kompozitorin e famshëm rus Çajkovski, për të cilin ajo u bë njëfarë pike reflektimi, përsiatjesh në lidhje me kuptimin e jetës.

Premiera do të jetë në 14 shkurt dhe do të vijojë edhe në datat 15, 20 dhe 21 shkurt.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011