Rikthehet 'beteja' me flakët në Krastë të Krujës! 'Piromanët' vijojnë t'i vendosin zjarrin (VIDEO)

KRUJË-  Janë kthyer sërish zjarret në Krastë të Krujës. Flakët masive po vijojnë të djegin zonën në sipërfaqe të mëdha me pemë e shkurrë. Zjarret në Krastë janë të qëllimshme dhe dyshohet të jetë nga të njëjtit persona që ia vendosën edhe para disa javësh. 

Zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për  lokalizimin e flakëve. 

Kujtojmë se zjarri në Krastë nisi mëngjesin 5 korrikut . Zjarri masiv i favorizuar nga era avancoi edhe më shumë duke bërë që ndërhyrja për shuarjen e flakëve të ishte vështirë, duke pasur parasysh se në zonë ishin vetëm dy grupe zjarrfikësish. Sipas burimeve të Report Tv nuk pati asnjë ndërhyrje nga institucionet për të ndihmuar në fikjen e zjarrit. 

Në total u dogjën rreth 100 hektarë pyje dhe me pisha e bimësi të ndryshme. Flakët u shuan fillimisht , por u aktivizuan sërish nga persona të paidentifikuar. Emergjencat bashkiake kërkuan ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për ndërhyrje nga ajri, por 4 helikopterët ‘Coguar’ të ‘Mbrojtjes’ ishin në remont.

Ishte apeli dhe pasqyrimi real i situatës nga Report Tv që bëri që në ndihmë të zjarrfikësve të vinin rreth 100 ushtarë te forcave komando, një zjarrfikëse nga Durrësi dhe vullnetarë të ndryshëm përfshirë këtu edhe deputetin socialist Denis Deliun,  i cili duke qenë ish-ushtarak u angazhua vullnetarisht në shuarjen dhe neutralizimin e flakëve të zjarrit. Situata aktualisht është nën kontroll dhe zjarri është neutralizuar.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 18/07/2022 14:06

    Po lijeni te digjet me gjith shpiat ata fshataret e zones vete e kan djegur dhe tani duan ndihm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës