E pabesueshme, por e vërtetë, Volfsburgu shkatërron Bayernin e Mynihut me rezultatin e thellë 4-1. Vendasit zhvilluan një super ndeshje duke gjunjëzuar kampionët e Gjermanisë me meritë të plotë.

90 minutat e para të kampionatit për fazën e dytë për bavarezët ishin për t’u harruar, pasi Volfsburgu ishte superiore në të gjitha aspektet.

Vendasit e nisën ndeshjen mjaft mirë, pasi shënuan me Bas Dost në të 4’ dhe 45’. Në pjesën e dytë trefishoi Kevin de Bruyne 53’, ndërsa Juan Bernat 55’ ngushtoi shifrat, por vetëm kaq, pasi për golin e katërt mendoi përsëri Kevin de Bruyne duke vulosur disfatën e Guardiolës.



d.b/shqiptarja.com