Rikthehet dhuna, përplasje mes
lojtarëve dhe tifozëve në Kamëz 

Rikthehet dhuna, përplasje mes<br />lojtarëve dhe tifozëve në Kamëz 
Rishfaqen skenat e dhunës në futbollin shqiptar. Ajo që ndodhi dje në kompleksin sportiv të ekipeve kombëtare në Kamëz ku po luhej ndeshja e ekipeve të Kategorisë së Tretë mes Sportingut të Tiranës dhe Bulqizës ishte një mini Beograd ku ashtu si ne rastin e ndeshjes tonë kombëtare në Serbi kur tifozët pushtuan fushën edhe këtu ndodhi e njëjta gjë.
 
Gjithçka erdhi pas një konfrontimi mes dy lojtarëve të ekipeve respektive të cilët pasi u shanë me njeri tjetrin kaluan dhe me konfrontim fizik.
 
Kaq mjaftoi që tifozët e Bulqizës që kishin ardhur për të ndjekur ndeshjen të futeshin në fushën e lojës dhe të konfrontoheshin me futbollistët.
 
Tre - katër futbollistë të Sportingut mes tyre dhe kapiteni i cili është njëkohësisht dhe punonjës policisë u goditën me grushte nga ana e tifozëve.
 
Dy policët që ishin për sigurinë u përpoqën të qetësonin disi situatën por më shumë ishin spektatorë sesa vepronin.
 
Më pas mbërritën dhe forca të tjera policie për normalizimin e situatës. Ndeshja ishte në minutën e 38 dhe rezultati ishte 3 me 0 në favor të Bulqizës.
 
Kategoria e Tretë është kategoria e fundit në Shqipëri ajo që ndryshe quhet amator.


Redaksia Online
(b.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë