Rikthehet diskutimi për marrëveshjen e eksportit të grurit?! Putin pritet të vizitojë Turqinë për të biseduar me Erdogan

Rikthehet diskutimi për marrëveshjen e eksportit të grurit?! Putin pritet të vizitojë Turqinë për të biseduar me Erdogan

Putin dhe Erdogan

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të udhëtojë në Turqi për të takuar homologun e tij, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa vendi anëtar i NATO-s po përpiqet të bindë Rusinë që të kthehet në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

Marrëveshja siguroi eksportin e sigurt të grurit ukrainas gjatë luftës nëpërmjet Detit të Zi përpara se Rusia të tërhiqej në mënyrë të njëanshme në korrik.

Një datë për takimin e liderit rus dhe Erdogan nuk është konfirmuar ende, por një zyrtar turk i tha Reuters javën e kaluar se Putin do të vizitojë Turqinë më 12 shkurt.

Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin maltez, Valeta, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, tha sot se Turqia po punon me Ukrainën dhe Rusinë për të ringjallur marrëveshjen.

“Ne kemi qëndruar gjithmonë pranë integritetit territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tij, por edhe ndikimi shkatërrues i luftës duhet të përfundojë disi”, tha ai..

Turqia ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka synuar të mbajë marrëdhënie të mira me të dyja.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston