Dy këngëtaret Brandy dhe Monica do të rikthehen për publikun me një tjetër bashkëpunim. Pas këngës së suksseshme “The boy is mine”, realizuar në vitin 1998 këngëtaret do të sjellin duetin e ri që titullohet "It All Belongs To Me". Kënga do të jetë pjesë e albumit të ri të këngëtares amerikane Brandy. Ajo ka thënë në një intervistë për Rolling Stone, se është shumë e kënaqur me albumin e ri, i cili flet për dashurinë. Të dyja këngëtaret shpresojnë që të fitojnë Grammy, sikurse fituan me bashkëpunimin e mëparshëm.
SU/ Shqiptarja.com