Foto gjatë shfaqes "Vanja, Sonja, Masha etj"
TIRANË, 16 Shkurt / ATSH - "Vanja, Sonja, Masha etj" eshte shfaqja, e cila pas premierës së dates 5 nëntor të vitit 2014, do të rikthehet këtë javë në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 18, 19, 20 shkurt në ora 19:00.
Vepra e dramaturgut amerikan Christopher Ferdinand Durang, e cila do të rikthehet me regjinë e Driada Dervishit dhe ku në role do të intepretojnë aktorët Neritan Licaj, Olta Daku, Yllka Mujo, Besmir Bitraku, Adelina Muca, Valina Mucolli, është një komedi që nga kritika rezulton nga më të suksesshmet e dy viteve të fundit, por edhe një nga pjesët më të zgjuara të komedive bashkëkohore.
Komedia që ka fituar shumë çmime dhe nga kritikët e artit botëror të dramaturgjisë dhe që është vlerësuar maksimalisht, rikthen në skenën e TK-së shumë të qeshura, falë bashkpunimit të
Foto gjatë shfaqes "Vanja, Sonja, Masha etj"
Fondacionit Kulturor "BluEpidamus", Teatrit Kombëtar dhe Teatrit "Aleksander Moisiu", dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës.
Pjesa flet ë për Çehovin e zhvendosur dhe të rifreskuar e të sjellë në vitet 2000, dh ajo vjen si një miksim i komedisë dhe dramës, bazuar në temat dhe personazhet e dramaturgut rus, një komedi ku përmblidhen ndjeshmëria tipike e tij por dhe humori.
Në vepër janë dy motra dhe një vëlla. Një prej motrave dhe vëllai, Sonja dhe Vanja kanë gjithë jetën që janë kujdesur në një shtëpi në provincë për prindërit, pa mundur të krijojnë një jetë të tyre. Masha motra e madhe që i ka ndihmuar financiarisht nuk është marrë asnjëherë me prindërit dhe shtëpinë, por është një superaktore mjaft e paguar dhe e njohur, e cila vjen për një festë me kostum për të takuar dhe familjen. Këtu fillon e gjithë komedia, sepse ajo vjen për të shitur shtëpinë. Pas kësaj fillon tensioni dhe konflikti mes motrave dhe vëllait.
/k.m//a.ke/









