Në Ad Harbin kryeqyteti i Heilongjiang që ndodhet në Kinën lindore ka shpërthyer përsëri epidemia, që sipas medieve ndërkombëtare është futur nga një studente 22 vjecare por që nuk kishte asnjë simptomë. Studentja ka ardhur nga New Yorku shkruan britanikja 'Daily Mail".
Pas këtij rasti qeveria kineze ka vendosur përsëri mbylljen për të parandaluar një përhapje të dytë të pandemisë duke ndaluar dhe hyrjen e të huajve si dhe të mallrave që vijnë nga jashtë Kinës. Atëherë kur dukej se e keqja kishte kaluar në Kinën lindore u rikthye paniku i koronavirusit. Kina është në panik për një rikthim të pandemisë edhe më të egër se i pari që u përhap ne Whan.
Sipas medieve kineze vajza kishte hyrë në kinë në fund të muajit mars. Ajo qëndroi për 21 ditë në karantinë sikur është parashikuar nga ligjet kineze por nuk shfaqi asnjë simptomë. Më pas ajo kishte marrë pjesë në një takim me miq në një lagje pranë zonës ku banonte. Ka qenë pikërisht ky momenti që sipas autoriteteve ka përhapur virusin në Kinë.
Pas këtij rasti janë vendosur kontrolle në aeroporte por dhe në stacionet hekurudhore, ndërkohë që qytetarët rezidentë janë urdhëruar të kontrollojnë dhe të jenë të kujdesshëm nëse konstatojnë të huaj apo mallra të ardhur nga jashtë Kinës në mënyrë që situata të mbahet nën kontroll.
Cdo person që do të hyjë në një strukturë publike duhet të përdorë një aplikacion të vënë në dispozicion nga qeveria që tregon se nuk je i infektuar duke matur temperaturën e duke mbajtur edhe maskë. Martesat ceremonitë funerale dhe spektaklet ku ka shumë njerëz janë ndaluar përsëri.
Të gjithë kontaktet e të infektuarve janë vendosur në karantinë edhe ata që nuk kanë shfaqur simptoma. Karantina është e detyrueshme në Kinë për 21 ditë për të gjithë ata që vijnë nga jashtë, sidomos ata që kanë ardhur nga zonat ku është përhapur epidemia.
Cdo njeri që është në izolim duhet të kalojë më parë tre teste, dy që tregojnë nëse ke virus, dhe një tjetër nëse e ke kaluar dhe sa antitrupa ke. Aktualisht në zonën ku u gjet studentja e ardhur nga Amerika janë konfirmuar 540 raste të reja. Ky qytet ndodhet në kufi me Rusinë ku javën e shkuar u regjistrua një numër i lartë i personave pozitivë me virus.
Gazetari shqiptar, Edison Myrteza në një lidhje për Report Tv ka bërë një panoramim të situatës në Kinë, si pasojë e COVID-19. Ai shprehet se70 rastet e reja që janë raportuar një ditë më parë në Heilongjiang, kanë rikthyer frikës, por situata sipas tij është në kontroll.
"Janë 11 raste të fundit, ku 5 janë të importuara nga jashtë. Heilongjiang është futur në karantinë për shkak të një studenteje nga Amerika. Gjendja është e kontrollueshme, gjithçka është në kontroll. Atë ardhurit futen në karantinë. Të gjitha raste, sipas ligjit duhet të kalojnë 21 ditë karantinë, pra jo 14 ditë. Prandaj shumë persona janë shfaqur pas 14 ditësh. prandaj janë marrë masat", tha Myrteza.
Si ka mundesi qe studentja nga USA fluturoje ne kine dhe te shperndaje virusin te gjitha aeroportet jane te mbyllura
PërgjigjuKa te drejte Trump qe akuzon OBSH si pro kineze Pse nuk keshillon Kinen tani qe te mos mbylle kufijte.Kur shpertheu virusi ne kine,keshillonte qe mos i mbyll ni kufijte me kinen Plus dhe mediat tona publikonin qe qe mallrat qe vijne nga kina nuk kane asnje rrezik Bota perfundimisht duhet te rishkoje qendrimin ndaj Kines sa nuk eshte vone
PërgjigjuKomunista te ndyre mbasi po vrisni gjysmen e botes me te pavertetat keni surrat dhe thoni qe virusi u fut nga USA. Virusi aty ka qen dhe esht ska hik ndonjeher mendoni se njerzit jan budallenj tju besojn surratit tuaj genjeshtrat se me ato genjeshtra helmuat gjith boten.
PërgjigjuVirusi eshte fut nga SHBA jo nga kina ne kine thjsht u zbulu i pari ja shif statistikat sa te infektuar ka USA ato e perhapen kudo neper bot jo kina.