Një lajm pozitiv vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit e cila sot ka njoftuar se ka lajmëruar të gjitha ekipet e Kategorisë së parë, të dytë dhe futbollin e fëmijëve se nga fundjava do të nisin aktivitetin.
Futbolli në Shqipëri ishtë në bojkot që prej datës 5 gusht kur Liga Profesioniste shpalli 4 kërkesat për qeverinë, ndërsa tani në aktivitet nuk do të jetë vetëm Superliga. Gjithsesi edhe kjo e fundit pritet që brenda pak ditësh të marrë dritën jeshile për t’iu kthyer fushave të blerta.
“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.
Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.
Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte,”-thuhet në njoftimin e FSHF-së.