Rikthehet i ftohti! Dëbora mbulon vendin në pranverë, ARRSH: Kujdes me qarkullimin në rrugë

Rikthehet i ftohti! Dëbora mbulon vendin në pranverë, ARRSH: Kujdes me qarkullimin në rrugë

Dëbora zbardhi sot pjesën më të madhe të territorit të vendit nga veriu, verilindja dhe juglindja, por fatmirësisht nuk raportohet për zona dhe akse të bllokuara. Moti i keq raportohet se ka lënë pa energji elektrike disa zona të thella rurale në qarkun e Kukësit. Në disa akse rrugore ARRSH-ja këshillon për drejtuesit e makinave që të përdorin zinxhirët. Në këtë situatë, thotë më tej Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore dhe të ulin shpejtësinë për shkak të ngricave de lagështirës në rrugë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
Pamje fantastike nga dëbora që mbuloi Bulqizën

Report Tv sjell pamjet edhe nga qyteti i Bulqizës që është zbardhur nga dëbora ditën e sotme. Për momentin nuk raportohet për probleme në qarkullim.

Ora 16:32
Kartolinë nga Stebleva! Pamje të mrekullueshme nga dëbora në Librazhd

Në Fushë Studë dhe Steblevë të Librazhdit dëbora ka arritur në 35 cm duke shkaktuar probleme me qarkullimin por pamja është e mrekullueshme. Ndërkohë që reshjet e shiut kanw shkaktuar rrëshqitje dherash në disa rruge si aksi Elbasan-Librazhd në Murrash, Librazhd-Prrenjas në vendin e quajtur Bushtricë si edhe zonat malore si Sopoti, Stravaj, Rrajca, Skënderbe, Polis Vilan, etj.

Ora 15:51
Dëbora 'pushton' edhe Korçën/ Kujdes në Dardhë, Voskopojë dhe Qafën e Qarrit

1 Prilli në Korçë erdhi me reshje dëbore që përfshinë jo vetëm qytetin por edhe rrethinat. Temperaturat që kanë pësuar ulje të ndjeshme në vlerat e tyre filluan të shoqërohen me erë të fortë dhe reshje intensive. Ndërkohë firmat kontraktore vijojnë të kriposin rrugët. Zonat problematike janë segmentet;  Dardhës, Voskopojës por edhe në Qafën e Qarrit, që drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes.

Ora 15:17
Dëbora deri në 40 cm, akset ku duhet të qarkulloni me zinxhirë (Situata e plotë)

1585747332_BORA.jpg
Autoriteti Rrugor Shqiptar këshillon drejtuesit e makinave që të përdorin zinxhirët në akset problematike për shkak të dëborës.

"Gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura kryesisht në veri ka pasur reshje bore. Si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë. Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.

Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm.

Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.

Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.

Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.

Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore ë ulin shpejtësinë për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë' njofton ARRSH.

Ora 09:07
Dimri i dytë në Kukës, qyteti zbardhet nga dëbora (VIDEO)

Janë rikthyer sërish reshjet e dendura të dëborës në Kukës. Uljet drastike të temperaturave në pranverë kanë risjellë dimrin në Kukës duke bërë që vendi të zbardhet nga dëbora, trashësia e së cilës në qytet ka arritur deri në 5 cm, ndërsa në zonat e larta malore mbi 20 cm.

Reshjet e dëborës nisën të binin të martën në mbrëmje. Aktualisht, reshje bore ka dhe në Rrugën e Kombit, ku  mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë.

Dëbora ka rënë edhe në zonat e thella malore. E gjithë zona furnizohet me energji elektrike, përjashtuar Njësitë Administrative Ujmisht, Bushtrice, Gryke Çaje që nuk kanë energji. Grupet e gatishmërisë janë në terren për te rikthyer energjinë elektrike në këto zona, njoftoi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor