Rikthehet Kala Festival në Dhërmi/ Klosi: 10 mijë të rinj do të punësohen këto 2 javë

Rikthehet Kala Festival në Dhërmi/ Klosi: 10 mijë të rinj do të punësohen këto 2 javë

Nesër në mbrëmje rikthehet në Dhërmi, Kala Festival. Ky është vitit i dytë që festivali do realizohet.

Këtë vit, për herë të parë, në dy faza, në datat 12-19 qershor dhe 20-25 qershor.

I dyti festival ndërkombëtar muzikor, pas UNUM, i cili u organizua në veri të Shqipërisë, Kala Festival nuk e “tradhëton” as këtë vit jugun e vendit, me ujërat e kristalta dhe peisazhet e mrekullueshme të natyrës përreth.

“Jemi së bashku me miqtë e festivalit Kala, për të organizuar për herë të dytë në shqipëri, në dhërmi, një nga festivalet më të njohura në rajon për sa i takon muzikës rinore. Ajo çfarë ne shohim me shumë interes janë përshtypjet fantastike që kanë pasur pushuesit e një viti më parë dhe kjo ka bërë të mundur që këtë vit ne të kemi 5 mijë të huaj, që kanë prerë tashmë biletat për të qenë dy javë në Dhërmi dhe qindra vizitorë të vendit, duke e çuar në 7 mijë numrin pjesëmarrësve në festivalin e këtij viti”, tha ministri Blendi Klosi gjatë një takimi në jug.

Përtej promovimit të Shqipërisë turistike, një nga qëllimet e këtij festivali të njohur në të gjithë botën, ajo që duhet vlerësuar, sipas ministrit, është sidomos kontributi financiar që ky festival sjell për komunitetin e zonës.

“Ajo që është më interesante është që me dhjetëra të rinj do të punësohen gjatë këtyre dy javëve, po bëhen planet që vitin që vjen të arrijmë të organizojmë 4 festivale në Dhërmi, gjatë sezonit 2020. Kjo tregon trendin e turizmit shqiptar, i cili po disafishohet në të gjitha aspektet. Shpresojmë shumë që vitin e ardhshëm shqipëria të shikohet si destinacion për turizmin rinor dhe të muzikës”, tha ministri Klosi.

Ndërkaq, Alan Crofton, menaxheri i Kala Festival vlerësoi organizimin dhe pritjen e një viti më parë në Shqipëri, duke theksuar se është i lumtur që rikthehet dhe që këtë vit pjesëmarrja do të jetë disa herë më e madhe se vjet.

“Reagimi i pjesëmarrësve gjatë Kala festival të organizuar një vit më parë ishte i mrekullueshëm. Ishin mbi 1 mijë qytetarë në vitin e parë. Kështu që këtë vit na rritet përgjegjësia për t’ju përgjigjur reagimit të shumë më shumë njerëzve, nga 1 mijë që ishin vjet, këtë vit do të jenë 5 mijë, jo vetëm nga Britania e Madhe, por edhe nga Zelanda e Re, Australia, Amerika. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që jemi përsëri në Shqipëri”, tha menaxheri i Kala Festival.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 11/06/2019 22:22

    Po ky legeni kapiteneris ca kerkon aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja