TIRANE-Kolegji i posaçëm i apelimit pritet të rikthehet javën e ardhshme ku do të merret më 16 qershor vendimi edhe për prokuroren kandidate për SPAK, Manjola Kajana.

Ndërsa në korrik do të shqyrtohet edhe ankimi i komisionerit publik për ish drejtuesen e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela.

Prela u konfirmua nga shkalla e parë e vettingut ndërsa në kolegjin e apelimit, komisioneri publik kërkon shkarkimin e saj.

Ndër seancat e radhës janë edhe ato për gjyqtaren Regleta Panajoti dhe drejtuesin e prokurorisë apelit Tiranë Dritan Peka.