Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Lenart Basha. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në ororrin e shtëpisë së 40-vjeçarit në Lazarat u gjetën të mbjella 107 bimë canabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com