Rikthehet “Equus” i Dino Mustafiç
5 ditë rresht në Teatrin Kombëta

Rikthehet “Equus” i Dino Mustafiç<br />5 ditë rresht në Teatrin Kombëta
Konflikti mes Apolonit dhe Dionisit, arsyes dhe mosarsyes, racionales dhe kaosit do të rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar përmes dramës "Equus" të autorit Peter Shaffer.
 
Dy muaj më parë kjo shfaqje u ngjit premierë në skenën e Teatrit Kombëtar nga regjisori i mirënjohur boshnjak, Dino Mustafiç, i cili ka ngjitur në skenë edhe “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.
 
Drama e rikthyer, do të përmbyllë sezonin e shfaqjeve duke u ngjitur në skenë pesë ditë rresht, në datat 14, 15, 16, 17 dhe 18 Qershor.
 
Në skenë do të rikthehen gjithashtu aktorët që i dhanë suksesin kësaj premiere: Timo Flloko, Igli Zarka, Ema Andrea, Arben Derhemi, Krist Lleshi, Luli Bitri, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Ermir Jonka.
Nuk do të mungojnë në skenë edhe balerinët Robert Muha, Fjorald Doci e Akreoma Saliu me koreografinë e  Gjergj Prevazit dhe muzikën e Endri Sinës.
 
“Equus” është një dramë e shkruar në vitin 1973, në të cilën tregohet historia e një psikiatri, i cili përpiqet të trajtojë rastin e një djali të ri, i cili paraqet një tërheqje erotike dhe fetare ndaj kuajve. Shaffer u frymëzua të shkruante dramën, kur dëgjoi për krimin e një 17-vjeçari, i cili verboi 6 kuaj, në një qytet të vogël, pranë Suffolkut.
 
Kështu ai vendosi të krijonte një vepër mbi atë çka mund ta kishte shkaktuar këtë incident, pa ditur asnjë detaj rreth krimit.
 
Theksi i dramës vihet tek temat e ritualeve dhe sakrificave fetare, përmes mënyrës se si personazhi Alan Strang ndërton një “fe” personale, ku përfshin kuajt, “Equus” është tema ku njeriu ngatërron adhurimin për “Zotin” e tij me tërheqjen seksuale.
 
Për t’u përfshirë në melodramat e kësaj vepre një rol të rëndësishëm luajnë edhe skenografia e Broz Dragutin dhe kostumografia e Blerina Kokonës. 

[gallery]21503[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione