Rikthehet “Pagliaçi” në TKOB, Inva
Mula zëvendësohet nga Marjana Leka

Rikthehet “Pagliaçi” në TKOB, Inva<br />Mula zëvendësohet nga Marjana Leka
Opera me dy akte e Ruggero Leoncavallo-s do të rikthehet në skenën e TKOB në datat 22 dhe 24 Tetor 2015, ora 19.00. Ky produksion, me të cilin sopranoja e njohur Inva Mula debutoi si regjisore dhe protagoniste e shfaqjes dhe pati premierën e saj në maj të këtij viti, do të vijë sërish për publikun e interpretuar nga artistë të njohur të TKOB.

Rolin që e këndoi Inva Mula në premierë, Nedda-n, do ta këndojë Mariana Leka. Ylber Gjini do të këndojë në rolin e Tadeos, Armando Likaj rolin e Silvios. Këndojnë edhe artistë të rinj si Klodian Kacani, i cili pas rolit të rëndësishëm që pati në Operan Don Giovanni, i besohet një tjetër rol kryesor.  Në rolin e Canios/Pagliaços do të jetë Davide la Verde, tenor i ftuar nga Italia. Orkestra do të drejtohet nga Maestro Orazio Baronello, i cili po ashtu vjen nga Italia.  Regjia do të jetë e Inva Mules dhe ashtu si në premierë do të përcillen mesazhet e forta te "stop dhunës ndaj gruas".  

Ngjarja në libret është vendosur në një fshat të Italisë së jugut, por këtë herë zhvillohet në një lagje të Tiranës, pikërisht për të përçuar mesazhin se historia e Nedda-s mund të jetë edhe ajo e një vajze shqiptare. Regjsirorja Inva Mula e ka ngjitur në skenë operën “Palgliaçi” në kujtim të dashurisë së dy prindërve të saj. Ata u njohën duke luajtur këtë opera, dhe më vonë sopranoja ruse Nina Mula dhe Avni Mula dhanë një kontrubut të madh në artin operistik shqiptar.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Rusia do të ndërtojë central bërthamor ‘jetik’ në Uzbekistan

Rusia do të ndërtojë central bërthamor ‘jetik’ në Uzbekistan