Nga e hëna mëngjeset do të nisin ndryshe në ekranin e Report Tv me emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”.
Emisioni shume i dashur për shqiptarët nis sezonin e ri me fytyra të reja, moderatoren e njohur Androniki Kolka dhe zonjën Alban Mançja që me recetat e saj të vecanta e plot shije do të jetë një guidë kulinarie për amvisat shqiptare.
Prezantuesja e shtëpisë së madhe “Rreze Dielli”, Androniki, na zbulon pak nga shumë suprizat që do të ofrojë sezoni i ri.
Emisionit ‘Rreze Dielli’ i bashkohet edhe mjeku popullor Ylli Merja ku cdo të hënë do të keni mundesine te merrni pergjigje për problemet tuaja shendetësore nëpërmjet telefonatave në studio.
“Ndjehem shumë e lumtur tamam si një zonjë shtëpie që do të pres shumë mysafirë me të cilët do të ndajmë rubrika fantastike, do të ketë rubrika të reja, jam shum e lumtur që pjesë e Rreze Dielli do të jetë edhe mjeku Ylli Merja I cili do të jetë cdo të hënë përballë shqiptarëve të cilët e ndjekin jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë shqipërisë për të bërë telefonata dhe jam shumë e lumtur që do të jetë pjesë e këtij “ u shpreh ajo.
Zonja Albana premton të shkojë përtej kufijve me recetat e saj
“Njëherë në javë do të jetë një kuzhinë e huaj aziatike meqë ajo është edhe pak pika ime më e fortë, një kuzhinë plot kolore” tha ndër të tjera zonja Albana.
Edhe këtë sezon do të jeni nën shoqërinë e rubrikës së përjavshme ‘Sipas Sabit’ , në të cilën blogerja Sabina Sherifi do t’ju udhëheq në botën e recetave të shpejta dhe të thjeshta për një jetesë të shëndetshme.
“Është kënaqësi për mua që do të jem pjesë e emisionit të mëngjesit cdo të premte me ngjyra të tjera gatimi me receta të thjeshta dhe të shpejta për të gjitha amvisat që na ndjekin” tha ajo.
Sigurisht që nuk do të mungojnë lajmet nga aktualiteti, historitë njerëzore, nostalgji dhe rubrika të reja me të cilat do të argëtoheni e do t’ju mbajnë të mbërthyer në ekranin e Report Tv , nga e hëna në të premte Live nga ora 08:45 deri në orën 10:55.