ShkodërRreth 190 krerë bagëti u asgjësuan në zonën e Malit të Gjymtit, njësia administrative Dajç e Shkodrës. Sakaq tregjet e kafshëve të imta vijojnë të mbeten të mbyllura si masë parandaluese ndaj sëmundjes së murtajës.

"Në qarkun e Shkodrës është shfaqur murtaja ruminantëve të vegjël. Gjithë shërbimi veterinar po bën kontrolle në të gjithë fermat. Në zonën e Malit të Gjymtit janë dy ferma që kanë rezultuar pozitiv. Nuk do të lejohet lëvizja e bagëtive të imëta përveçëse ato që kanë certifikatë veterinare. Dy fermat me rreth 190 krerë do t’i eliminojmë sot”, tha Mark Preçi.

Ende nuk është përcaktuar origjina e sëmundjes për shkak të mungesës së të dhënave mbi lëvizjen e kafshëve në fermat e prekura por si masë parandaluese tregjet e kafshëve të imta vijojnë të mbeten të mbyllura.

Fermerët që kanë të matrikulluara bagëtitë do të përfitojnë nga skema e dëmshpërblimit, sipas legjislacionit në fuqi.

Muajin e kaluar u asgjësuan 220 bagëti të imëta në Bulqizë, pasi u prekën nga ky virus, ndërsa rasti tjetër është në Peqin, ku kanë ngordhur 97 qengja.

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël është sëmundje virale shumë ngjitëse, e cila shkakton dëme serioze në tufat blegtorale por nuk transmetohet tek njeriu.

 

Xh.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Qershor, 13:51

    A kanë të drejtë SPAK dhe gjykatat të ndalojnë prezencën e kamerave gjatë seancave publike?