Ngarkesa prej 26 ton mish pule e bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës më datë 03.05.2017, pasi rezultoi pas analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) me prezencë të salmonella spp do të rikthehet në vendin e origjinës në Brazil.
 
Pas kryerjes së procedurave shkresore nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikat e Inspektimit Kufitar në Durrës, autoritetit doganor dhe me dakortësi të përfaqësuesit të firmës importuese në Shqipëri AMG, ngarkesa me mish pule do të niset drejt Brazilit.
 
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se ka ndjekur me përgjegjësi hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar sigurinë ushqimore të konsumatorëve.


dy.b/shqiptarja.com