Rikthehet sërish fruthi në vend 
apeli i Ministrisë: Vaksinohuni

Rikthehet sërish fruthi në vend <br />apeli i Ministrisë: Vaksinohuni<br>
Pas lajmit se vaksinat e personave të lindur në periudhën e vitit ’80-90 nuk kanë qenë efektive, shumë prej tyre i janë drejtuar qendrave shëndetësore për të bërë vaksinimin. Report Tv ka qenë sot me njerëzit që i janë drejtuar këtyre qendrave për të marrë informacion, për të lënë një takim apo edhe për të bërë vaksinën, proces i cili u vëzhgua  në prani të kamerës së Report TV

Erdha për të pyetur, ngaqë nusja dhe vajza kanë të dyja fëmijë të vegjël, u interesova që ato ti bëjnë sepse ruajnë veten. Ato janë ditëlindja ’82, të dyja. Frika ekziston tërë kohën. "Për të bërë vaksinën e çunit. Djali është ’89. E ka bërë vaksinën më parë, por s'jemi të sigurt tha doktori, s'janë mbajtur në frigorifer. Erdha u interesova", thotë një nënë. "Jam ditëlindja ’89. S'e di nëse e kam bërë vaksinën, por më thanë që jam te ky grup dhe duhet ta bëj", thotë një i ri. 

Ermira jahja, mjeke vaksinatore pas këshillave për të vaksinuarit tregon edhe mënyrën se si kujdesen në qendra shëndetësore për vaksinën e fruthit, duke shtuar edhe kujdesin që duhet të kenë prindërit ndaj fëmijëve në këtë periudhë. "Këto ditë kemi pasur një fluks shumë të madh. Të shtunën kemi bërë gati 200 vaksina. Kanë qenë të viteve ‘80 -’90. nga dita e 5 pas vaksinimit mund të japë ndonjë 37.5 temperaturë, ndonjë imitim të fruthit, ndonjë puçër. Në përgjithësi e themi këtë, por nuk na kanë ndodhur që të kthehen me shenja të tilla, por si procedurë vaksinimi është dhe njihet".

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përsërit apelin për të gjithë prindërit, që të mos hezitojnë të kryejnë vaksinën për fëmijët e tyre si dhe personat që i përkasin ditëlindjes ’80-’90 të vaksinohen sërish, për të mbrojtur veten dhe njerëzit përreth nga sëmundja e fruthit.

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë