Rikthehet në polici ish Drejtori
i Përgjithshëm, Bilbil Mema

Rikthehet në polici ish Drejtori<br />i Përgjithshëm, Bilbil Mema
TIRANE- Rikthehet në Policinë e Shtetit, ish- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bilbil Mema, ndërkohë që janë shkarkuar zëvendësdrejtorët e Policisë në Qarqe. Ndërsa kreu i policisë, Artan Didi, ka firmos shkarkimin e tyre dhe emërimin e oficerëve që do të drejtojnë hetimin e krimit
 
Dymbëdhjetë zëvendësdrejtorët e krimeve në qarqe janë liruar nga detyra me urdhër të kreut të policisë, Artan Didi, ndërkohë që ata nuk janë emëruar në asnjë funksion tjetër. Ndryshe nga urdhri për lirimin nga policia që kreu i policisë dha për 11 zëvendësdrejtorët e rendit, këtë herë, ai ka lëshuar një urdhër vetëm për lirim nga detyra të zëvendësdrejtorëve të hetimit të krimit dhe jo nga policia. Sipas burimeve policore, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë janë liruar nga detyra 12 zëvendësdrejtorët e policisë në qarqe, të cilët kishin nën juridiksion krimin e organizuar dhe hetimin e krimeve të rënda.

Në urdhrin që secili prej zëvendësdrejtorëve ka marrë në dorë citohet vetëm Ligji i Policisë dhe Rregullorja e Personelit, që i jep atributet Artan Didit për të bërë lirimet nga detyra, ndërkohë që nuk flitet asnjë fjalë për motivin e largimit të tyre. Sipas të dhënave, ata janë njoftuar se lirohen nga funksioni që kanë dhe marrëdhëniet financiare u ndërpriten më 29 tetor, por që nuk flitet për lirim të tyre nga radhët e policisë, ashtu siç ndodhi më 11 zëvendësdrejtorët e rendit, veç atij të Tiranës. Në urdhrat e parë, zëvendësdrejtorët e rendit u liruan nga policia, pasi funksioni i tyre u shkri. Ndërsa për lëvizjet e djeshme mësohet se nuk është shkrirë funksioni i zëvendësdrejtorit të policisë për hetimin e krimeve.

Kjo mësohet nga urdhra të tjerë që kanë dalë po nga kreu i policisë, i cili ka emëruar disa zëvendësdrejtorë të hetimit të krimeve, pra në funksionin e atyre që janë larguar. Sipas të dhënave, mësohet se ndryshimet e fundit, fillimisht kanë prekur Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku është liruar nga detyra zëvendësdrejtori Gëzim Ngjeçi, ndërkohë që në vend të tij është emëruar Koço Dafa. Ndërkohë, në qarkun e Elbasanit është liruar nga detyra zëvendësdrejtori Dorian Muça dhe në vend të tij është emëruar Qerim Aliaj, i cili deri dje mbante funksionin e shefit të sektorit kundër krimit të organizuar në këtë drejtori.

Në Gjirokastër, Didi ka liruar nga detyra zëvendësdrejtorin Ndue Doçi dhe në këtë funksion ka emëruar Idajet Hoxhën. Gjithashtu, nga detyra janë liruar zëvendësdrejtorët Erzen Cera në Berat, Albert Seferi në Dibër, Artan Hasani në Durrës, Lorenc Meta në Fier, Ilir Gjoçi në Korçë, Adriatik Tafçiu në Kukës, Ferdinand Mara në Lezhë, Ilir Dedja në Shkodër dhe Artan Pjetërnika në Vlorë. Në lidhje me zëvendësuesit e tyre, policia nuk ka nxjerrë ndonjë informacion zyrtar, ndërkohë që edhe nga burimet pranë drejtorive të policisë në këto qarqe, ende nuk dihet se kush do të emërohet në këto funksione. Megjithatë, këta urdhra pritet të dalin gjatë ditëve në vijim, pasi me ndryshimet strukturore ky funksion mund të zëvendësohet me atë të shefit të policisë. Ndërkaq, lëvizje ka pasur edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Sipas të dhënave, në Drejtorinë e e Forcës së Posaçme Operacionale është emëruar Albert Pata, i rikthyer në polici. Ndërkohë, Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale, Hamdi Fjora është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar në një sektor të Akademisë së Rendit. Po ashtu, dje është liruar nga detyra Drejtori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Edmond Rizai dhe në këtë funksion është emëruar Arben Dashi. Gjithashtu, në polici është rikthyer pas 11 vitesh, Bilbil Mema, i njohur si “Gjenerali i policisë”. Ai është emëruar drejtor i Studimeve Strategjike, funksion i cili deri dje mbahej nga Ahmet Haxhia, i cili është transferuar në Shkollën e Formimit Policor.

Shkrimi u publikua sot (19.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë