ELBASAN - Shumëkujt që ka kaluar këto ditë në rrugën e re që lidh kryeqytetin me Elbasanin i ka rënë në sy fakti që punonjësit e kompanisë greke Aktor, e pajtuar nga qeveria Berisha për të kryer punimet kryesore të ndërtimit në segmentin e ri rrugor Tiranë-Elbasan i janë rikthyer punës.
Pas një periudhe disamujore të ndërprerjeve të punimeve, që para zgjedhjeve dhe pas përurimit të bërë nga ish-kryeministri Berisha për pjesën e tunelit, ata kanë rinisur punën në disa pika të autostradës, që ende nuk mund të konsiderohet e përfunduar, ndonëse për ndërtimin e saj është siguruar fondi i duhur përmes disa kredive nga institucione apo qeveri të vendeve arabe.
Në mungesë të fondeve, qeveria e mëparshme praktikoi shpesh përurimin e një vepre, pa u përfunduar, duke krijuar rreziqe me lëshimin e saj për qarkullim.
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com