Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës kanë izoluar shumë komuna në vend si edhe kanë sjellë probleme në disa akse rrugore.
Që në orët e para të mëngjesit te sotem në zonën verilindore kanë rinisur reshjet e dëborës, që ndonëse me intensitet të ulët mund të përkeqësojnë lëvizjen normale të mjeteve në akset rrugore në orët e ardhshme. Deri tani në qytetet e Kukësit, Krumës e Bajram Currit nuk është krijuar ndonjë trashësi dëbore.
Të izoluara janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Trebisht, Ostren, ku në këtë të fundit mungon edhe energjia elektrike si pasojë e defekteve në rrjet.
Në Kukës janë bllokuar nga dëbora akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë dhe Kukës-Peshkopi, si dhe ka probleme në aksin Kukës-Krumë kalohet me vështirësi edhe me zinxhirë.
Në zonat rurale trashësia e dëborës arrin në mbi 40 centimetra, ndërsa në ndonjë fshat si në Shishtavec, trashësia e dëborës arrin deri në afro një metër.
Reshjet e dëobrës kanë shënuar edhe defektet e para në rrjetin elektrik të kësaj zone. Aktualisht janë pa energji elektrike komuna e Fierzës në rrethin e Tropojës dhe disa lagje të qytetit të Kukësit.


AKS I BLLOKUAR
Peshkopi-Librazhd

AKSE TE KALUESHME
Peshkopi-Qafë Buall
Kukës-Peshkopi
Kukës-Shishtavec
Kukës-Bushtricë
Qafa e Llogorasë

KOMUNA TE IZOLUARA
Zapodi
Topojani
Grykçaj
Arren
Bushtricë
Margegaj
Kalaja e Dodës


(aq/atsh/shqiptarja.com)