Rikthehet normaliteti ne portin e Vlorës, me hapjen e kufirit fluks pasagjerësh pas 3 muaj karantinë

Fundjava shton fluksin e pasagjerëve në portin e Vlorës. Me tragetin e linjës Brindisi-Vlorë ka ardhur një numër i lartë udhëtarësh. Me hapjen e kufijve ka nisur të kthehet drejt normalitetit lëvizja e pasagjerëve ku kresisht lëvizin shtetas italianë që kanë punuar në Shqipëri dhe shqiptaret rezidentë që u bllokuan gjatë karantinës.

"Po kthehemi ngadalë në normalitet. Sot ka qenë fluksi më i madh, kanë ardhur 234 pasagjerë. Që nga hapja dhe deri tani kanë hyrë 494 pasagjerë, 47 mjete të mëdha dhe 57 mjete të vogla", tha shefi i përpunimit te trageteve, Festim Skendaj.

Autoritetet portuale kanë marrë të gjitha masat që lëvizja të kryhet duke respektuar protokollin anticovid. Ndërsa Shefi i përpunimit te trageteve thotë se pas hapjes së kufijve në korrik pritet që fluksi i udhëtarëve të jetë akoma më i lartë.

"Qoftë policia qoftë dogana, qoftë forca portuale e sigurisë zbatojnë të gjitha udhëzimet që janë dhënë për mbrojtjen nga koronaavirusi. Presim që pas 1 korrikut po filloi lëvizja e lirë të kthehemi në normalitet", tha Skëndaj.

Që prej ditës së hënë lejohet të udhëtojnë drejt Italisë vetëm shqiptarët rezidentë si dhe shtetasit e huaj që dëshirojnë të udhëtojnë drejt porteve italiane. Ndërsa për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë pritet vendimi i BE për hapjen e kufijve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU