Rikthehet pas 15 mujash dhe fiton për 40 sekonda, McGregor: Do t'i marr të gjithë me radhë (VIDEO)

Rikthimi në Octagon për luftëtarin e MMA Conor McGregor ka shkuar në mënyrën më spektakolarë të mundshme. Iralndezi ka mposhtur pas vetëm 40 sekondash amerikanin Donald Coëboy në eventin UFC-246, të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën welterweight.

Ndryshe nga çfarë pritej, pasi McGregor nuk ngjitej në oktagon prej 15 muajsh, 31-vjeçari e nisi sfidën shumë vrullshëm, duke sulmuar menjëherë Cowboy. Kjo nisje i dha zemër Mcgregor i cili me shpatull arriti të gjaskoste kundërshtarin, ndërsa në vijim një goditje në qafë rrëzoi në tokë 36-vjeçarin.

Më pas goditjet e njëpasnjëshme sollën fitoren e cila u arrit në kohën rekord të 40 sekondave. Për McGregor kjo ishte fitorja e 22 në karrierë, ndërsa për Cerrone humbja e 14. Pas sfidës amerikani u shpreh:

“Nuk kam parë kurrë më parë shpatulla si këto, që goditën kaq fort fytyrën time.” Ndërkohë McGregor pak çaste pas fitores deklaroi: “Kam punuar fort për këtë sfidë. Më pëlqen ky division, ndihem komod. Do t'i marr të gjithë me radhë dhe do të rikthehem kampion bote.”

Më herët McGregor ka deklaruar se 2020 do të jetë viti i tij.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023