Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme

Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme

Conor McGregor pas daljes nga Gjykata

IRLANDË - Mundësi i arteve marciale të përziera, Conor McGregor duhet të paguajë gati 250 mijë euro dëmshpërblim për sulmin seksual ndaj një gruaje në Dublin në vitin 2018.

Juria e përbërë nga 8 gra dhe 4 burra të Gjykatës së Lartë të Dublinit mori vendimin e saj pas gjashtë orë e 10 minutash diskutim. Paditësja Nikita Hand e akuzoi MCGregor se e kishte sulmuar seksualisht më 9 dhjetor 2018 dhe se një tjetër burrë, James Laurens, bëri të njëjtën gjë më pas.

McGregor, 36 vjeç, mohoi akuzat dhe tha se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me konsensus me Hand. Ai gjithashtu mohoi se i kishte shkaktuar mavijosje paditëses.

Hand tha se ajo dhe një shoqe kishin kontaktuar me McGregor, të cilin e njihte pas një feste Krishtlindjesh pune. Ajo tha se të dyja u çuan nga McGregor në një suitë hoteli në jug të Dublinit, ku konsumohej drogë dhe alkool.

Aty sportisti i arteve marciale të përziera e sulmoi seksualisht. McGregor tha se do ta apelojë vendimin dhe tani do të përqëndrohet tek e ardhmja.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare