Rikthehet për herë të dytë brenda një muaji Cirku në Durrës! Salla në Pallatin e Kulturës mbushet me fëmijë, shiten të gjitha biletat

Shumë fëmijë e prindër qëndruan në këmbë për të parë shfaqjen e Cirkut Kombëtar, që pas vitesh mungesë, është hera e dytë që kthehet në Durrës. Salla në Pallatin e Kulturës u mbush plot dhe trupa e cirkut afroi një atmosferë magjike për të vegjlit.

Gerald Shima, një prej akrobatëve të këtij cirku shprehet entuziast për kërkesën e lartë që pati në shfaqjen e fundit ku prindërit dhe fëmijët jo vetëm tejmbushën sallën, por shumë prej tyre ishin të gatshëm të shihnin shfaqjen edhe në këmbë.

“Hera e dytë në Durrës është një indice shumë e madhe që na tregon se njerëzit e duan, interesi i njerëzve ishte jashtëzakonisht shumë i lartë. Përpiqemi të jemi të pranishëm pranë njerëzve për artin e bukur të cirkut dhe për ti kënaqur ata”, tha akrobati.

Përgatitja dhe provat janë një sfidë më vete shpjegon akrobati, pasi jo pak herë mund të jenë lënduar, por që trupa e tyre përpiqet që të krijojnë performanca më të larmishme për të argëtuar fëmijët dhe prindërit, duke e bërë artin e cirkut një ndër artet më të vështira përaa i përket përgatitjes fizike.

“Cirku nuk është një art i lehtë. Është jashtëzakonisht shumë i vështirë dhe kërkon punë të jashtëzakonshme. Është e vështirë, dëmtimet mund të ndodhin në çdo moment. Përpiqemi me masa për t’i dhënë siguri vetes”, tha Shima.

Për Shimën interesi i lartë ka bërë që trupa e cirkut të rishikojë edhe njëherë agjendën e tyre dhe të shtojnë shfaqjet në qytetin e Durrësit. Po ashtu ai deklaron për mikrofonin e Report Tv se që pas pandemisë janë përpjekur të japin shfaqje edhe në qytete të tjera pasi është konstatuar mungesa e këtij lloji argëtimi për fëmijët, sakaq në Tiranë shfaqjet janë thuajse një traditë tashmë dhe publiku i kryeqytetit nuk e humb rastin t’i ndjekë.

“Tashmë që prej periudhës së pandemisë kemi vendosur që të përhapemi edhe në qytete të tjera”, përfundoi ai.

Biletat për të ndjekur këtë shfaqje kanë një kosto modeste prej 100 lekë të reja, çfarë e bën që vlera të jetë e përballueshme për të gjithë shtresat. Publiku durrsak ka shfaqur interesin për këtë shfaqje të radhës duke bërë që biletat të shiten menjëherë dhe të ketë kërkesa për shfaqje të tjera.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekspertët amerikanë trajnojnë 32 oficerë të policisë gjyqësore

Ekspertët amerikanë trajnojnë 32 oficerë të policisë gjyqësore