TIRANE-Piktori i njohur Zihni Veshi rikthehet pas shumë vitesh në Galerinë Kombëtare të Arteve me ekspozitën “Përtej të Figurshmes”.
Artisti prej vitesh jeton e punon në New York, ndërsa për periudhën që ka krijuar në Shqipëri, Galeria Kombëtare e Arteve ka në arkivin e saj disa vepra të tij.
I njohur si një nga piktorët më të mirë në periudhën e realizmit socialist, Zihni Veshi, ndryshe nga shumë piktorë të tjerë ka një stil që i qëndron kohës. Ai shprehet se arti i tij nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh mes dy periudhave.
“Nuk është vetëm ndryshimi i realitetit por edhe ndryshimi i artistit, është më e rëndësishme kjo drejtimi që merr, si artist krijohet në vetvete, do të thotë kryesorja është zhvillimi i artistit, më pas janë rrethanat e tjerë, janë rrethana ndihmuese, në rastin tim janë shumë ndihmuese të jetuarit në New York. Ky është avantazh, është avantazh për atë që sheh esencialet tek mua, siç është e njëjta gjë që ka qenë në periudhën e parë”, tha Zihni Veshi

(Piktori Zihni Veshi duke folur përpara ekspozitës)
Ekspozita “Përtej të Figurshmes” e kuruar nga Krenar Zejno u çel mbrëmjen e së premtes dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 qershor. Kuratori Zejno e vlerëson pikturën e tij si ruajtëse të origjinalitetit të spikatur që në fillimet e krijimtarisë. Veprat e Veshit janë koherente, pa rënë në eklektizëm dhe duke i qëndruar vetvetes në të gjitha situatat. Zihni Veshi shquhet për realizimet e portreteve, ku përmes një mjegullimi të qëllimshëm të tipareve të njerëzve, ai bën që në vepër të dominoj personaliteti dhe psikologjia e individit, që e realizon përmes një loje plot mister të ngjyrave.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO