Ditën e nesërme më 11 Maj, partitë opozitare jashtë Kuvendit pritet të mbajnë protestën e tyre të paralajmëruar në orën 18:30. Kjo protestë është parashikuar të mbahet në sheshin para Kryeministrisë.

Ndërkohë për këtë protestë opozita prej disa kohësh ka bërë thirrje për simpatizantët e tyre në rrethe që të mblidhen në tubimin e 11 Majit. Sipas pretendimeve të opozitës protesta e nesërme do të jetë më e madhja që është organizuar deri më tani.

Në lidhje me këtë protestë ka reaguar edhe Ambasada  Amerikane në Tiranë ku në një mesazh të publikuar bën thirrje që çdokush që merrr pjesë në këtë tubim të distancohet nga dhuna dhe çdo thirrje për dhunë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
LSI liston 8 arsyet pse qytetarët duhet të marrin pjesë në protestën e 11 majit!

Një ditë para protestës së opozitës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar një video ku u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 11 majit. Në këtë video, parashtrohen disa arsye se përse duhet t'i bashkohen protestës së të martës.

"PËR Dinjitetin, PËR Familjen, PËR Kombin.

JO Varfërisë, JO Arrogancës.

PËR Drejtësi të Barabartë, PËR Shëndetësi të Barabartë, PËR Shanse të Barabarta.

ASNJË HAP PAS!

Nesër në orën 18:30 para Kryeministrisë", shkruan Kryemadhi.

Ora 15:02
'Nesër në shesh të çlirohemi nga e keqja', Basha publikon thirrjet për protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një videoje të publikuar ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga opozita ditën e nesërme më 11 maj.

Ndër mesazhet e këtij spoti thuhet se protesta e 11 majit sipas opozitës do të çlirojë vendin nga e keqja dhe do të ndëshkojnë krimin e korrupsionin. Më pas në spot behët thirrje se asgjë nuk i ndal shqiptarët kur bëhen bashkë.

Mesazhet e spotit: Një ore e re po troket, Me besimin tek njëri-tjetri. Tek forca e bashkimit, Tek Demokracia, Tek Europa, Do t’i hapim dyert e Europës, Kur të çlirohemi nga e keqja, Kur të ndëshkojmë krimin dhe korrupsionin, Kur vota të jetë e lirë, Kur të luftojmë korrupsionin, Të largojmë qeverinë e lidhur me krimin, Asgjë nuki ndal shqiptarët kur bëhen bashkë! Asnjë hap pas! Për një Shqipëri si gjithë Europa! 11 Maj ora 18.30”!