Rikthehet "Champions", sfidat e 1/4
Bayern-Benfica e Barcelona-Atletico

Rikthehet "Champions", sfidat e 1/4<br />Bayern-Benfica e Barcelona-Atletico
UEFA Champions League rikthehet këtë të martë me sfidat e para të fazës së çerekfinaleve. Bayern Munchen pret në 20:45 në "Allianz Arena", portugezët e Benfica.
 
Këto dy skuadra janë përballur 6 herë me njëra-tjetrën. Në të tria përballjet, Bayern ka shkuar në finale dhe ka fituar dy herë trofeun.
 
Bilanci i bavarezëve  me ekipin portugez është më se pozitiv: 4 fitore dhe 2 barazime kundrejt një golavarazhi 16 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar.
 
Pas 21 vitesh erdhi momenti që të dy klubet të përballen sërish. Ndonëse bavarezët janë të favorizuar në letër, trajneri Pep Guardiola i druhet portugezëve.

"Jam i impresionuar nga Benfica. Kanë pësuar pak, por pa qenë defensivë. Do të jetë një ndeshje interesante. Mos thoni "a do rrihen shumë apo pak'" Ata janë mirë dhe do të jetë një garë e ngushtë. E kam një ide për lojën dhe formacionin", u shpreh Guardiola.
 
Bayern do të startojë me të njëjtën 11-tëshe si para 3 javësh ndaj Juventus, ku ndryshimi i vetëm është rikthimi titullar i Thiago dhe ulja në stol e Alonsos.
 
Ndërkohë, në Barcelonë do të luhet derbi spanjoll mes vendasve katalanas dhe madrilenëve të Atletiko. Trajneri Luis Enrike nuk tregohet euforik dhe ka deklaruar do të tregohet mjaft i kujdesshëm.
 
Nga ana tjetër Diego Simeone nuk bën llogari, edhe pse luan kundër Barcelonës në transfertë. Në konferencën e djeshme për shtyp, ai kërkoi vetëm triumf në “Kamp Nou”, si të vetmin rezultat që e kënaq… Barcelona vjen në këtë përballje pas humbjes në La Liga ndaj Real Madrid.
 
Formacionet
Bayern: Neuer – Thiago, Ribéry, Leëandoëski, Costa, Bernat, Lahm (K), Vidal, Müller, Alaba, Kimmich
 
Benfica: Ederson, Almeida, Lindelöf, Jardel, Eliseu, Fejsa, Renato, Pizzi, Gaitán, Jonas e Mitroglou
 
 
Formacionet
Barcelona: Ter Stegen, Alves, Piqué, Mascherano, Alba, Busquets, Rakitic, Iniesta, Messi, Neymar Y, Luis Suárez
 
At.Madrid: Oblak; Juanfran, Lucas, Godin, Filipe Luis; Saul, Gabi, Koke, Carrasco; Griezmann, Torres

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)