Rikthehet Ebola. Dy persona janë shtruar në një spital në Afrikën Perëndimore si mbartës të këtij virusi. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kjo sëmundje rikthehet pas dy javësh pa raste të reja të sëmundjes.

Zëdhënësja e OBSH Margaret Harris në një koferencë të OKB-së zbardhi vendet e prekura nga kjo sëmundje .

“Një rast me Ebola është evidentuar në Forécariah të Guineas perëndimore, ndërsa rasti tjetër është konstatuar në kryeqytetin Conakry. Më shumë se 42 ditë nuk kemi evidentuar asnjë rast ndërsa tani shfaqet sërish”, përfundoi fjalën Margaret Harris.

Rasti në fjalë është paralajmëruar ditë më parë në mënyrë të përsëritur nga OBSH. Udhëzuesi mjekësor për trajtimin Ebola është transformuar në muajt e fundit nga suksesi i një vaksine, e cila përdoret tani për të trajtuar çdo rast të ri.

Vaksina është përdorur edhe për të parandaluar ngjitjen e virusit nëpërmjet kontaktit.Rreth 11 mijë njerëz kanë vdekur nga Ebola dhe shumica e tyre në Guine, Liberi dhe Siera Leone

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
 

 
.