Rikthehet sherri 'Babale', Basha: Ja rezultati final i përgjimit. Balla: Po bie në gropën që fute dëshmitarin 'X'

Pas disa ditësh heshtjeje, ‘Babalaj’ është kthyer sërish në ‘mollë sherri’ mes palëve politike. Ishte kreu i PD, Lulzim Basha, që deklaroi se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit për të vëllanë, që audio-përgjimi i dëshmitarit ‘X’ do të vlerësohet jo autentik.

Përmes një konference për media pas seancës plenare, Basha theksoi se Prokuroria e TIranës me urdhër nga lart veproi gjatë natës për regjistrimin e kallëzimit penal të Agron Xhafajt. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi i menjëhershëm i PS.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka deklaruar se avokati dhe varrmihësi i Babales ka mbajtur sot 5 fjalime e gjysmë, 4 në Parlament, gjysmë në internet dhe 1 në kuzhinën e baltës së SHQUP-it. Sipas Ballës, kreu i PD e futi Babalen në gropën ku tani po bie vetë.

Avokati dhe varrmihesi i Babales Lulezim Basha, ka mbajtur sot 5 fjalime e gjysem! 4 ne parlament, gjysem ne internet dhe 1 ne kuzhinen e baltes se Shqupit. Ne fakt ka qene i njejti fjalim, i perseritur 5 here e gjysem dhe pa e zene me goje emrin e Babales, ai ka folur vetem per fundin e paralajmeruar te babaleskandalit. Sepse tanime edhe Lulezimi qe e futi Babalen ne gropen ku tani po bie vete, e ka marre vesh qe te gjithe e kane marre vesh se e gjithe historia eshte nje sajese e Saliut dhe e atij vete... Por nje gje te re e ka thene sot Lulezim Basha dhe te mos ia hame hakun qe e tha qarte permes rreshtave: Audiopergjimi po manipulohet nga shteti italian me urdher te treshes Rama-Xhafaj-Marku.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla

Si veproi prokuroria brenda 24 oreve nen urdhrat e Fatmir Xhafes per te mbrojtur te vellain. Basha- Organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku:

1- Lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes.

2- Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar.

3- Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt.

4- Brenda natës (15 Maj 2018) Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku:

- regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë”;

- hodhi shortin për caktimin e prokurorit;

- prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare;

- prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal;

- prokurori vendosi të kryejë veprime hetimore siç ishte adnministrimi i dëshmisë së Agron Xhafajt;

- prokurori vendosi të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij;

- prokurori vendosi të kryejë një tjetër veprim hetimor siç ishte vendimi për ekspertim;

- prokurori vendosi të caktojë ekspertin;

- prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit;

- prokurori vendosi transferimin e çështjes pas kësaj për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Të gjitha këto u kryen brenda 24 orëve, sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen të nesërmen (16 Maj 2018) jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt.

Si po e mbron Prokuroria Fatmir dhe Agron Xhafaj?!

1. Prokuroria nisi ceshtjen per trafik droge ndaj agron xhafes vetrm pasi ai u largua nga shqiperia.

2. Dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme nëpërmjet Agron Xhafajt.

3- Dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi Edi Rama, duke mos guxuar që të zgjidhte ajo vetë Laboratorin se ku duhet të kryhet ekspertiza, dhe duke mos përdorur edhe precedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar (FBI).

4- Nuk guxoi kurrë të verifikonte tabulatet telefonike të Agron Xhafajt apo qelizat telefonike të tij për të përcaktuar nëse Albert Veliu (dëshmitari X) dhe Agron Xhafaj, kanë komunikuar apo jo së bashku, dhe nëse kanë qenë apo jo në të njëjtën vendndodhje ditën dhe orën e realizimit të përgjimit ambiental. Do të mjaftonte kjo për të qartësuar se audio-përgjimi ka dy protagonistë, Albert Veliun që e pranon me zë e figurë, dhe Agron Xhafajn të fshehur me urgjencë me urdhër qeveritar.

Kreu i PD, Lulzim Basha

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja