Bylis ka shkatërruar në “Adush Muça” miqtë nga Laçi me rezultatin 3-0. Pra ballshiotët shënojnë tre gola për tri pikë, por duhet thënë se rrugën e fitores për Bylisin e hapi autogoli i Milenkoviçit në minutën e 11-të të pjesës së parë. Në minutën e 28-të është Agim Meto që dyfishon rezultatin dhe me shifrat 2-0 mbyllet pjesa e parë. Në minutën e shtatë të pjesës së dytë janë sërish vendasit që realizojnë me sulmuesin Oriand Abazaj. Përpos rasteve për shënim nga të dy skuadrat i gjithë takimi mbyllet me fitoren 3-0 të Bylisit, i cili tashmë shkon në kuotën e 22 pikëve.
Apolonia ka vuajtur për të marrë një pikë në fushën e saj, pasi përballja me Shkumbinin e luajtur në “Loni Papuçiu” ka përfunduar në barazim 1-1. Kanë qenë peqinasit ata që në minutën e 17-të arrijnë të shënojnë me anë të sulmuesit Erjon Mustafaj. Me këtë gol të Mustafajt mbyllet pjesa e parë. 45 minutat e dyta janë më të bukura dhe emocionuese, pasi fierakët mundohen të bëjnë gjithçka për të gjetur rrugën e golit. Por mosha e re e futbollistëve fierakë, bënë që ata të shpërdorojnë shumë përpara portës së Shkumbinit. Gjithsesi, në minutën e 79-të fierkakët e gjejnë golin me kapitenin Gërxho, që shënon nga pika e bardhë e penalltisë. Të dy skuadrat, minutat e fundit të ndeshjes i kanë zhvilluar me nga një lojtarë më pak, pasi janë ndëshkuar me kartonë të kuq Ribaj i Apolonisë dhe Mustafaj i Shkumbinit. Pas një mungese tre mujore dje trajneri i Apolonisë, Stavi Nica, ka qëndruar në pankinë, pasi e ka përfunduar dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës.
APOLONIA-SHKUMBINI 1-1
BYLIS-LAÇI 3-0
Të dielën
04.03.2012
FLAMURTARI – TEUTA (13:00)
SKENDERBEU-DINAMO (13:00)
VLLAZNIA-KAMZA (14:00)
TIRANA-KASTRIOTI (14:00)
(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com