Rikthehet Virusi i Nilit, shënohen dy viktma në Greqi

Rikthehet Virusi i Nilit, shënohen dy viktma në Greqi

GREQI- Moti favorizues ka sjellë shtimin e  mushkonjave  dhe rikthimin e Virusit të Nilit. Qendra e Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në Athinë ka raportuar për dy të vdekur në Athinë, mbi 80 vjeç.  Ky është viti i tretë që ky virus shkakton të vdekur në Greqi. Zonat ku janë regjistruar rastet me këtë virus janë prefekturat e Pierisë, Katerinës dhe Pelles pranë Selanikut , Ksanthit ,Kavalës, Larises si dhe Atikës Lindore.

Sipas specialistëve, parashikohet  që numri i rasteve të të prekurve gjatë sezonit të verës te rritet, ndaj këshillohet që  qytetarët të marrin masat e duhura.

Ja disa simptoma  dhe masa për të mos ngatërruar  Virusit e Nilit me një sëmundje tjetër dhe parandaluar atë. Simptomat e etheve të Nilit perëndimor janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes, prandaj është vështirë të dallohen, ndërsa në numrin më të vogël të rasteve virusi mund të shkaktojë meningjit. Virusi përhapet me pickimin e mushkonjës aziatike, ndërsa nuk mund të bartet nga njeriu në njeri. Simptomat e para shfaqen prej tri deri në 14 ditë pas pickimit.

Simptomat më të shpeshta janë temperatura e rritur trupore, dhimbje koke , lodhja, dhimbja në nyje, ndërsa ndonjëherë virusi mund të shkaktojë edhe skuqje në lëkurë, gjëndra të fryra limfatike dhe dhimbje në sy. Në një për qind të rasteve virusi shkakton infeksion të rëndë neurologjik i cili mund të shkaktojë meningjit, respektivisht meningjit dhe encefalit. Ndonjëherë inflamacioni mund të përhapet në shpinë prandaj të sëmurët ndiejnë dobësi të papritur në duar, këmbë dhe marrin frymë rëndë. Simptomat e infeksionit të rëndë janë temperatura e lartë trupore, dhimbjet e padurueshme të kokës, shtangia e qafës, dezorientimi, dridhja, koordinimi i keq, sulmet, dhimbja dhe paraliza e papritur ose dobësia në duar dhe këmbë.

Për të shmangur pickimin mushkonjave mund ta mbroni shtëpinë tuaj me rrjeta në dritare të cilat do t’i parandalojnë të hyjnë në shtëpi. Mushkonjat janë më së shumti aktive në agim dhe muzg, prandaj më së miri është të mos dilni në atë kohë, por nëse duhet të dilni gjithsesi përdorni preparatet që ju mbrojnë nga pickimet. Sipas nevojës vishni rroba me mëngë të gjata. Ndërrojeni vazhdimisht ujin për kafshët shtëpiake, ndërsa ujin në kova të mëdha derdheni sepse tërheq mushkonjat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja