Rikthehet Vllaznia, Partizani
përfiton nga humbja e Skënderbeut

Rikthehet Vllaznia, Partizani<br />përfiton nga humbja e Skënderbeut
Kategoria Superiore në kampionatin shqiptar të futbollit ka nisur me surpriza dhe e paparashikueshme që në ndeshjet e para duke premtuar për një garë të fortë deri në metrat e fundit. Surpriza e parë ka ardhur nga Shkodra, aty ku Vllaznia mundi kampionët e Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0, por që vlen 3 pikë të arta në luftën për mbijetesë, të paktën për momentin. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë në të 66’ me Kalanë, i cili dërgoi topin në rrjetë pas inkursionit të shpejtë nga e majta të Shtubinës.

Një meritë të vecantë për fitoren e kuqebluve ka padyshim arkitekti, Armando Cungu që ka rikthyer sërish besimin te ekipi dhe tifozeria shkodrane për një rikthim të fuqishëm.

Ndërsa Skënderbeu detyrohet që të pranojë humbjen duke i dhënë mundësi Partizanit që të ngjitet me pikë të barabarta në krye. Partizani ka likuiduar Laçin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Qemal Stafa’ duke kapur Skënderbeun në krye të klasifikimit me pikë të barabarta 43 në 19 javë. Ndryshe nga ndeshja e zhvilluar në Kupën e Shqipërisë, të kuqtë kanë zbritur në fushë me  një tjetër ‘fytyrë’ duke shënuar dy herë me Racic dhe Vilën, ndërsa kapiteni Hoxha doli në pjesën e dytë me karton të kuq. Pas debutimit me fitore në kampionat pas humbjes në Kupë, tekniku italian i Partizanit, Agostineli mbeti i kënaqur me lojën.

“Unë jam i lumtur për këtë debutim dhe do të më pëlqente t’ia dedikojë këtë fitore publikut, presidentit, tifozëve dhe gjithë qytetit por ne veçanti djalit tim që do të ishte krenar nëse do të ishte në tribunë duke bërë tifo për ne. Nuk e prisnim disfatën e Skënderbeut”tha ai. Ndërsa trajneri i Laçit, Nica ka mohuar aludimet për një marrëveshje mes dy ekipeve për Kupën e Shqipërisë, ku pak ditë më parë ishte Laçi që fitoi ndaj të kuqve. Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Pukë, Tirana ashtu sikur pritej nuk ka bërë hapa fals duke mundur Tërbunin 1-3 duke e nisur me ritëm. Sot priten dy ndeshjet e fundit të javës.
 
Detajet

Alban Hoxha
Një kundërsulm i shpejtë i kurbinasve u shfrytëzua nga Aldo Mitraj duke detyruar Alban Hoxhën ndërhynte në mënyrë të parregullt për të ndaluar kundërshtarin duke u larguar me karton të kuq.
 
Golat
Emiljano Vila dhe serbi Racic janë dy autorët e golave për Partizanin në një stadium të mbushur në mbështetje të idhujve të tyre për të rrëmbyer trofeun e kampionatit pas humb viteve.
 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim