Rikthen reshjet e dëborës në Kukës, në zonat malore trashësia arrin deri në 30 cm! Vështirësi qarkullimi për mjetet në disa akse rurale

E enjtja ka rikthyer reshjet e dendura të borës në qarkun e Kukësit. Trashësia e borës është 7 cm në zonat e ulëta dhe 30 cm në zonat e larta  malore. Lartësia e borës në Shishtavec është 20 cm ndërsa në Valbonë 30 cm. Mësohet se rrugët nacionale janë të qarkullueshme e pa probleme. Po ashtu edhe Rruga e Kombit është e qarkullueshme në të gjithë gjatësinë e saj.

Vështirësi në qarkullimin e mjeteve ka në  disa akse të rrugëve rurale në Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Kalis,  Margegaj, Tropoje e Vjetër, Lekbibaj . Nga kontraktorët në këto rrugë po punohet për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Mbetet e bllokuar Njësia Administrative Arren e bashkise Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është normal në gjithë Qarkun e Kukësit. Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës