Edi Ramën nga koha ku drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe vishte çitjane e ndan një lum i tërë tashmë.
Politika e ka “transformuar” imazhin e tij i cili tashmë shpirtin rebel dhe artistik e shpreh vetëm në kollaret, orët që mban në dorë dhe ndonjë foto si kjo që shihni ku vendos këmbët (shumë të gjata) mbi tavolinë.
Fotot nuk janë publikuar rastësisht e as naivisht. Edi Rama mësohet të jetë informuar nga zyra e shtypit për një simpati ende të pashuar në publik rreth natyrës së tij jokonvecionale.
Sikundër jemi në fushatë lideri socialist duket se është këshilluar që të shfaq anët e tij më të forta. Fotot dëshmojnë një gjendje relaksi, siguria, bashkëpunimi e mbi të gjitha komunikimi.
I kujdesur deri në detaj numri 1 i opozitës i cili aspiron prej 8 vitesh të jetë numri 1 i qeverisë shfaqet gati për tu kthyer në identitet.
Në fakt kë duan të votojnë shqiptarët? Cilin Ramë? Atë që drejton mbledhjet e grupit parlamentar, serioz dhe pakëz i menduar apo atë Ramën me buzëqeshjen dhe duart pas koke. Atij ndoshta i është thënë se duhet ecur me të dyja kartat. Mbase?
SHIKONI KETU TE GJITHA FOTOT
Redaksia Online
(M.K/Shqiptarja.com)