Rikthim në La Liga? Cristiano Ronaldo stërvitet në ambientet e Real Madrid

Rikthim në La Liga? Cristiano Ronaldo stërvitet në ambientet e Real Madrid

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është pa ekip. Largimi nga Manchester United ka bërë që ylli portugez të jetë në kërkim të një ekipi të ri në merkaton e janarit. Së fundmi "Relevo" në Spanjë bën me dije se 37-vjeçari është stërvitur në ambientet e Real Madrid.

"Cristiano Ronaldo është stërvitur në qendrën sportive të Real Madridit Valdebebas në orët e fundit", shkruan Relevo. Tifozët e Real Madrid tanimë kanë nisur spekulimet për një rikthim të mundshëm të Ronalos në La Liga me fanellën e "Galaktikëve". Kujtojmë se prej verës së 2009 dhe deri në verën e 2018 Ronaldo ishte pjesë e Real Madrid duke fituar 13 trofe, mes të cilave katër herë Champions League.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, mjeku: Alma nuk mjekohej në psikiatri! Psikologia: Shkak ngarkesa psikologjike! Gazetari: Dominon hakmarrja ndaj burrit

Tragjedia në Shkodër, mjeku: Alma nuk mjekohej në psikiatri! Psikologia: Shkak ngarkesa psikologjike! Gazetari: Dominon hakmarrja ndaj burrit