Rikthim në vitet e tmerrit, përkujtohet 21-vjetori i vrasjes se policit Sulovari

Policia e Shtetit dhe Delta Force kanë përkutjuar vrasjen e ish-policit Oltian Sulovari, i cili ra në 1998 në luftë me bandat në operacionin tek Ura e Mifolit. Ish-drejtuesit e policisë së asaj kohe, kanë vlerësuar vendosmërinë e Dëshmorit të Atdheut, e cila e shoqëroi deri në vdekje. Hasan Ahmetaj dhe Artur Seliamaj thanë se ajo kohë është shembull i përpjekjes se si uniformat blu duhet të luftojnë me krimin.

Viti 1997 dhe ngjarjet që pasuan më pas është një nga pikat më të errëta në historinë e Shqipërisë post-komuniste. Periudhë kur bandat kishin më shumë pushtet se policia, armët ishin më shumë në duart e fëmijëve se të rriturve, krismat e tyre më të zakonshme se boritë e makinave. Gati të gjunjëzuara nga krimi, uniformat blu vijuan përpjekjen për të rikthyer qetësinë në vend. Operacionet policiore që dukeshin të destinuara të dështonin që në nisje, patën edhe pasojë të rënda me vrasje efektivësh që ishin në krye të tyre. Njëri nga viktimat e asaj kohë që u vra nën uniformë, në luftë me bandat ishte Oltian Sulovari në aksionin tek Ura e Mifolit në 1998. Dora e krimit qëlloi edhe mbi dy ish-kolëge të tij, të cilit fatmirësisht vetëm u plagosën Sot, fiks 21 vjet me pas, policia e shtetit dhe Delta Forcë përkujtuan dëshmorin e atdheut. 
 

Viti i mbrapshtë 1997 në vendin tonë tronditi rëndë rendin dhe sigurinë publike dhe si pasojë solli mosfunksionimin e shtetit dhe mosfunksionimin e institucioneve publike. Pjesë e ndërgjegjes shoqërore për një shoqëri më të sigurtë është edhe veprimtaria e dëshmorit të atdheut Oltian Sulovari. Ai u tregua i gatshëm dhe u vu në dispozicion të forcave policore.

 Oltian Zeqo - Komandant i Repartit Special për kufirin dhe Migracionin “Delta”

Ish-kreu i Delta Force në vitin e mbrapshtë, tha se rezitenca e 21 viteve më parë janë shembulli i përkushtimit me të cilin policia duhet të luftojë krimin.

Në këtë dite jemi mbledhur të gjithë së bashku për të nderuar kujtimin e tij, për t’i qëndruar pranë familkarëve të tij dhe për të dëshmuar vullnetin dhe vendosmërine e policisë së shtetit të çdo punonjësi në radhët e saj për ta çuar përpara misionin e tyre.

Hasan Ahmetaj - Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në 1997

Edhe pas dy dekadash, ato vite dhembin po aq shumë, sidomos në familjet e personave që humbën jetën në krye të detyrës ose jo. Ura e Mifolit dhe viktimat e saj, janë një nga shembujt me të qartë se ai vit nuk do të harrohet kurrë!
 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 01/11/2018 09:33

    Pala shqiptare tu kerkoje urgjentisht ndihmë duke iu drejtuar gjykatave europiane për këtë incident që të zbardhet plotësisht, urgjent!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë e ka orientuar vendimin e Apelit, por PD duhet ta tejkalojë sindromën e 'vulës'

Gjykata e Lartë e ka orientuar vendimin e Apelit, por PD duhet ta tejkalojë sindromën e 'vulës'