Rikthimi i Adi Krastës
"E para është fjala"

Rikthimi i Adi Krastës<br />"E para është fjala"
Pas një pushimi dymujor, Adi Krasta kthehet njëherazi me një shfaqje personale në Pallatin e Kongreseve më 18 janar dhe me ciklin “A Show” në ekranin e “Vizion Plus”, çdo javë. Cikli përbëhet nga 14 pjesë televizive dhe do të zhvillohet në një nga studiot më të mëdha të “Vizion Plus”. Sa i përket shfaqjes së 18 janarit, ajo i drejtohet një audience dashamirëse të prezentatorit dhe ka në qendër të saj aksiomën biblike “E para është fjala”. Duket disi kapricioze nga ana e Krastës të realizojë një shfaqje, kryesisht të folur, në një sallë përgjithësisht “armiqësore” si ajo e Pallatit të Kongreseve, por kush më shumë se ai mund të rrezikojë në një komunikim thelbësor me shikuesit?! Në shumicën e herëve Krasta e ka dominuar me shumë sukses publikun e Pallatit të Kongreseve si në rastin e intervistës me këngëtarin italian Don Backy, në një nga festivalet e fundvitit të drejtuar nga ai.
Shfaqja në Pallatin e Kongreseve, por edhe cikli televiziv i pagëzuar nën titullin “A Show”, ka në thelb të tij bisedën dhe të ftuarit që kanë dëshirën të qëndrojnë në të folurën e hapur dhe me përmbajtje. Por, sigurisht që nuk do të mungojnë edhe elementet e spektaklit. Produksioni i shfaqjes “Theatre International” e ka përcaktuar konceptin e shfaqjes si “minimal-shik” dhe ndërtimin skenografik si një “teatër të vogël, brenda teatrit të madh”. Shfaqja e 18 janarit do t’i paraprijë ciklit televiziv dhe në një farë mënyre është një mundësi për të shijuar pak nga ajo çka do të vijojë për 14 puntata.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025