Sali Berisha theu traditën e pushimit të së dielës dhe u kthye në zyrë për një bashkë-bisedim online me qytetarët.

24 orë pas mbledhjes së kryesisë, ku u përplas ashpër me Ervin Salianjin, inati nuk i është zbehur. Kreu i PD e shigjeton sërish anëtarin e kryesisë duke e quajtur zhurmues që i shërben Edi Ramës.

Sinkron Sali Berisha Ata që zgjedhin për tu bërë zhurmues në favor të Ramës, ata nuk janë demokratë

“Nuk ka një përcarje, të garantoj. Pas zgjedhjeve pati të quajtur demokratë që hanë turpin me bukë dhe vrapuan e u punësuan në administratën e krimit. Pati të tjerë të cilët vendosën të mos merren më me politikë dhe të ndjekin jetën e tyre. Pati të tjerë që flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë. Absolutisht kjo parti ka dhe do të ketë vetëm 1 qëllim, idealin e lirisë, rikthimin e votës së lirë dhe rikthimin e fitores në PD. Asnjë shqetësim. Ata që zgjedhin për tu bërë zhurmues në favor të Ramës duke mashtruar për elementë që kanë punuar haptaz kundër PD, kanë punuar për deputetë të PS, madje kanë dalë dhe kandidat në bashkinë e Tiranës kundër kandidatit të PD. Ato nuk janë demokratë”, tha Berisha.

Berisha pranon sërish gabimin në mbështetjen me firma të Endri Shabanit për Avokat të Popullit, por, thotë se hedhja e firmave erdhi në një kontekst bashkëpunimi politik për një kandidat për bashkimin e Tiranës.

“Kandiatura e Endrit Shabanit nuk është firmosur me urdhër. Për këtë iu garantoj. Nuk ka pasur një urdhër nga drejtues të PD që të firmosnin. Firmosja e saj ka ardhur në kontekstin e klimës së krijuar për bashkimin për Bashkinë e Tiranës. Asnjë urdhër nuk ka pasur që të firmoset për Endrit Shabanin. Firmat ishin gabim, akt i nxituar. Zgjedhja e tij nuk ka asnjë lidhje me firmat se firmat ishin tërhequr”, tha Berisha.

Kjo përgjigje, në fakt rrëzon edhe tezën që një ditë më parë hodhi i besuari i tij Flamur Noka, se firmat për Endri Shabanin u mblodhën me porosi të Ervin Salianjit.

Për të treguar se dalja e tij, nuk lidhej vetëm me inatin ndaj këtij të fundit, Berisha u mor gjatë edhe me Edi Ramën e zëvendësen e tij të rikthyer në detyrë nga Gjykata Kushtetuese, Belinda Ballukun.

“Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkrojtur në zyrën e Edi Ramës, pas presioneve të jashtëzakonshme dhe paritjes me shuma më marramendëse, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, është një licencë, për Edi Ramën, familjen e tij, ministrat e tij, që të vjedhin, vjedhin sa më shumë shqiptarët.

Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i dhënë dhe 1 muaj e gjysëm kohë, asaj që të falsifikojë, manipulojë çdo dokument të vjedhjeve të saj kolosale me Edi Ramën direkt dhe me të tjerë, defakto Gjykata Kushtetuese i dha licencën Edi Ramës të vjedhë pa siklet, të vjedhë sa të dojë”, tha Berisha.

Berisha tha se duke anuluar pezullimin e Belinda Ballukut, Gjykata i ka dhënë kohë të falsifikojë çdo dokument të vjedhjeve të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Berisha nxjerr ‘blof’ Flamur Nokën: Askush nuk ka dhënë urdhër për të firmosur për Shabanin, dal unë garant

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëzuar pretendimet e Flamur Nokës, i cili pretendon se ka qenë Ervin Salianji që u ka dhënë urdhër deptuetëve për të firmosur në mbështetje të Endrit Shabanit.

Berisha doli garant se nuk ka pasur asnjë urdhër për të firmosur për Shabanin dhe se firmat janë dhënë në kuadër të kolaicionit të krijuar për zgjedhjet e bashkisë së Tiranës.

“Kandiatura e Endrit Shabanit nuk është firmosur me urdhër. Për këtë iu garantoj. Nuk ka pasur një urdhër nga drejtues të PD që të firmosnin. Firmosja e saj ka ardhur në kontekstin e klimës së krijuar për bashkimin për Bashkinë e Tiranës. Asnjë urdhër nuk ka pasur që të firmoset për Endrit Shabanin. Firmat ishin gabim, akt i nxituar. Zgjedhja e tij nuk ka asnjë lidhje me firmat se firmat ishin tërhequr”, tha Berisha.

Ora 12:48
Firmat për Shabanin dhe dorëheqja e Gjekmarkajt/ Berisha: Pranoj kritikat, por jo largimin e deputetëve nga partia

 

Në bashkëbisedim me qytetarët, Sali Berisha ka thënë se pranon kritiat për firmat e hedhura në mbështetje të Endrit Shabanit, por nuk pranon largimin e anëtarëve nga partia.

Berisha tha se kjo ishte një gabim dhe se për këtë është kërkuar falje.

“Nuk besoj se justifikohet pse së pari ato firma unë theksova, janë gabim dhe ndjesa është akti i merituar në këtë rast. Ato firma u vendosën në një klimë kur u krijua një lloj koalicioni për kandidatin e Tiranës. Ato firma u tërhoqën me firmë.

E pranoj kritikën por jo idenë që të largohesh nga PD për këtë gabim. Kjo do të ishte lehtësim për Ramën”, tha Berisha.

Në mbledhjen e djeshme ishte nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij, e cila nuk iu pranua nga Berisha, për shkak të firmës që kishte hedhur për Shabanin, i cili tashmë është zgjedhur Avokat i Popullit vetëm me votat e PS.

Ora 12:26
Rikthimi i Ballukut në detyrë/ Berisha: I dhanë Lubisë kohë për të manipuluar provat! Tani nuk ka pengesa që ministrat të vjedhin shqiptarët

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi vendimin e GJKKO-së dhe riktheu në detyrë Belinda Ballukun deri në shqyrtim të kërkesës së qeverisë nga GJK më 22 janar.

Berisha tha se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese i dha kohë Ballukut për të falsifikuar e manipunuar provat që dëshmojnë vjedhjet e saj. Ndër të tjera ai thotë se pas këtij vendimi, nuk ka më asnjë pengesë për ministrat e Ramës për të vjedhur shqiptarët.

“Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkrojtur në zyrën e Edi Ramës, pas presioneve të jashtëzakonshme dhe paritjes me shuma më marramendëse, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, është një licencë, për Edi Ramën, familjen e tij, ministrat e tij, që të vjedhin, vjedhin sa më shumë shqiptarët.

Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i dhënë dhe 1 muaj e gjysëm kohë, asaj që të falsifikojë, manipulojë çdo dokument të vjedhjeve të saj kolosale me Edi Ramën direkt dhe me të tjerë, defakto Gjykata Kushtetuese i dha licencën Edi Ramës të vjedhë pa siklet, të vjedhë sa të dojë. Gjykata Kushtetuese nuk mund të hiqte kurrë masën e pezullimit pa u shqyrtuar ajo në shkallët e tjera të sistemi gjyqësor. Kjo gjykatë u kthye nga gjykatë e të drejtave të njeriut, në gjykatë që autorizon vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Së dyti, pas këtij vendimi, Edi Rama dhe ministrat nuk do të kenë më asnjë lloj kufizimi. Pas kësaj goditje shkatërrimtare që i dhanë akuzës, ata janë të qetë se akuza nuk do mund të ngrihet më kundër tyre që ti dëmtojë”, tha Berisha.

K.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 11 Dhjetor, 07:30

    Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?