Rikthimi i Bashkimit Sovjetik?! 'The Simpson' 'godasin' sërish! Kishin parashikuar agresionin rus ndaj Ukrainës (VIDEO)

Rikthimi i Bashkimit Sovjetik?! 'The Simpson' 'godasin' sërish! Kishin parashikuar agresionin rus ndaj Ukrainës (VIDEO)

Foto nga episodi

The Simpsons  kanë "goditur" sërish me një tjetër parashikim, atë të agresionit rus ndaj Ukainës.

Në një episod të vjetër të titulluar "Simpson Tide", i cili fillimisht u transmetua më 29 mars 1998, gjatë një prej konferencave, në New York, Rusia zbulon se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk ndodhi kurrë dhe ata i kanë mashtruar të gjithë!

Në klipin prej 30 sekondash, një përfaqësues i Rusisë thotë "Bashkimi Sovjetik do të ishte i kënaqur të ofronte amnisti për anijen tuaj". Lidhur me këtë deklaratë ka ndërhyrë diplomati amerikan duke thënë "Bashkimi Sovjetik? Mendova se ju jeni ndarë?". 

Më pas menjëherë ka reaguar përfaqësuesi rus duke thënë "Kështu donim që të mendonit ju" dhe shpërthen në të qeshura. Në atë moment tabela në të cilën ishte shkruar 'Rusi" u zëvendësua me emrin e "Bashkimit Sovjetik".

Pse mendohet se "The Simpson" kishin parashikuar me kohë pushtimin rus të Ukrainës?

Siç tha edhe presidenti Joe Biden, Putin dëshiron përmes agresionit të tij të rikthejë Bashkimit Sovjetik.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën

Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën