Rikthimi i Çelës entuziasmon Kastriotin, Selmani: Kundër Tiranës përmbysim situatën! Në Kategorinë e Parë Cërriku sfidon Flamurtarin

Kastrioti ka humbur shumë terren në javët e fundit të Superligës, duke përfunduar në vendin e 10. Për këtë arsye klubi vendosi të largonte Ardian Memën dhe ka rikthyer trajnerin Emiliano Çela me të cilin nisi sezonin. Mirëpo debutimi i tij do jetë shumë i vështirë, pasi për të kthyer skuadrën në shinat e duhura të dielën do përballet me Tiranën kampione në fuqi që aktualisht udhëheq Superligën.

“Pothujse nuk është trajneri i ri sepse ai ka bërë shumë mirë edhe më herët këtu. Jemi shumë të kënaqur që është rikthyer dhe shpresoj ta kalojmë këtë situatë me stërvitje, përkushtim dhe duke zbatuar detyrat e tij. Me Tiranën është një ndeshje shumë e vështirë. Kemi menduar shumë për këtë kundërshtarë dhe e presim me padurim si sfidë për të kthyer situatën. Për ta bërë më të mirë,”-u shpreh Adolf Selmani, futbollist i Kastriotit.

Java e 22 e Superligës do të nisë të shtunën me Laçi-Bylis, ndërsa po të njëjtën ditë do të luhet Teuta-Kukësi si dhe Partizani-Erzeni.

Ndërkohë po të shtunën në Kategorinë e Parë Flamurtari do kërkojë të rikthehet te fitoret pas barazimit 1-1 me Korabin, pasi në Vlorë pret Turbinën.

“Jan dy ekipe që kanë objktiva të ndryshme, me gjithë respektin për Turbinën, por ne do ta fitojmë besoj sepse i kemi të gjithë kualitet për ta bërë. Flamurtari sezonin e ardhshëm do ngjitet në Superligë,”-tha Alfred Ferko, drejtor i Flamurtarit.

Aktualisht Flamurtari ndodhet në vendin e tretë me 26 pikë, 1 më pak se Skënderbeu i vendit të fundit dhe 5 më pak se Dinamo kryesuese.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?