Rikthimi i fruthit,thirrja urgjente e
specialistes:Vaksinohuni,ngjitëse

Rikthimi i fruthit,thirrja urgjente e<br />specialistes:Vaksinohuni,ngjitëse<br /><br>
Sëmundja e fruthit është përhapur këtë sezon edhe në vendin tonë, duke shënuar disa raste, ndonëse prej vitesh nuk ishte dëgjuar të prekte qytetarët. Në Tiranë janë konfirmuar 20 raste të prekur me këtë sëmundje, 14 prej të cilëve janë fëmijë. Shkaku kryesor i rikthimit dhe shfaqjes së Fruthit në shoqërinë tonë është mungesa e vaksinimit.

Këtë e deklaroi sot edhe specialistja për vaksinimin, Iria Preza, e cila në një intervistë për Report Tv bëri thirrje për vaksinim e menjëhershëm të të gjithë atyre personave që nuk janë vaksinuar deri më tani. Specialistja theksoi se kjo është një sëmundje shumë ngjitëse dhe një person i prekur është në gjendje të infektojë 12 persona të tjerë, të cilët nuk janë vaksinuar.

Çfarë duhet të bëjnë fëmijët që nuk kanë moshën?
Fatkeqësisht fëmijët nën moshën 1 vjeç e vetmja gjë është të ruhen, të mos kenë kontakte me fëmijët mbi 1 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar dhe janë prekur nga sëmundja. Ne iu bëjmë thirrje prindërve të këtyre fëmijëve, që nuk kanë bërë vaksinën dhe pse kanë mbushur moshën, të shkojnë pranë qendrave shëndetësore dhe të bëjnë vaksinat për të mbrojtur fëmijët e tyre. Ata të shkojnë pranë mjekut pediatër dhe jo te Urgjenca e Pediatrisë, për të shmangur radhët e gjata.

Mënyrat për të ndaluar dhe mbrojtur Fruthin?
Mënyra më e mirë është vaksinimi, nuk është asnjëherë vonë. Nëse fëmijët mbi 1 vjeç nuk e kanë kryer të paraqiten pranë qendrave shëndetësore. Vaksina është shumë e sigurt, nuk jep asnjë lloj efekti, nuk ka asnjë lidhje me autizmin. Është vaksinë shumë e sigurt dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur.

Janë marrë masa për të mundësuar bllokimin dhe mospërhapjen e Fruthit. Masa për të sëmurët, që të jenë të izoluar dhe të mirëtrajtuar, kemi grupet nga ISHP dhe Drejtoria Shëndetësore e Tiranës, që po kontrollojnë të gjitha shkollat e çerdhet për fëmijët e pavaksinuar, që të mos paraqiten në shkollë e çerdhe. Kjo për të mos pasur përhapje të sëmundjes.

A ka ndryshim nga shoqëria shqiptare në lidhje me të vaksinuarit, krahasuar me vitet e tjera?
Në gjithë Evropën kemi dëgjuar për raste me Fruth, ku ka pasur edhe raste vdekjeje, ne për një kohë shumë të gjatë nuk kemi pasur raste të tilla Fruthi. Është 4% i pavaksinuar, ndaj dhe kemi edhe këto rastet që janë shfaqur, të cilët krijojnë që sëmundja të jetë e pranishme.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, infektive. Nëse 1 i sëmurë me fruth takon persona të pavaksinuar është në gjendje të infektojë 12 të tjerë. Ndaj duhet të krijojmë mbrojtje vetë dhe të evitojmë kontaktet me ata që nuk janë vaksinuar. Fruthi nuk kuptohet deri sa të dalin shenjat në trup.

Në rastet e konfirmuara në Tiranë të personave të prekur nga Fruthi, janë 20 raste, ku pjesa më e madhe është tek fëmijët. Kemi 14 raste te fëmijët, në moshën nën 1 vjeç. Nuk kanë pasur moshën për të kryer vaksinimin. Ndërsa në rastet e tjera nuk është bërë vaksinimi i tyre në kohë kundër Fruthit.

Thirrja juaj e fundit?
Personat e pavaksinuar të paraqiten pranë qendrave shëndetësore për t’u vaksinuar, fëmijët dhe grup-moshat e viteve 80-90, të cilët nuk kanë kryer dozën e dytë të vaksinimit ose që nuk kanë kaluar fruthin.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja