Rikthimi i “Haboob”, pamje dramatike nga stuhia e pluhurit që mbuloi Teksasin

Stuhi gjigande rëre kanë “gëlltitur” qytetin Coahoma në kontenë Howard në Teksas të SHBA.

Në videon me imazhe të pabesueshme, e cila në kanalin YouTube ka grumbulluar më shumë se 120 000 klikime dhe 1500 shpërndarje, mund të shihet rikthimi i dhunshëm i  stuhisë “Haboob”, e ngopur me rërë, pluhur dhe mbeturina prej shkretëtire apo dhe shtëpi, pemë e shtylla elektrike që përpihen prej stuhisë massive.

“Murri” i stuhisë lëvizi mbi qytetin Coahoma me shpejtësi deri 80 km në orë dhe u shtri në një sipërfaqe prej 100 km duke shkaktuar  gjithashtu "blackout" që zgjati rreth dy orë.

Grimcat e vogla të rërës, veç se pengojnë shikimin por gjithashtu janë të dëmshme për aparatin e frymëmarrjes pasi në shumë raste ato janë të ngopura me kimikate.

Përgatiti Ilir Çuçi

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë