Rikthimi i Hajrie Rondos me dramën
“Tre dhëndurët” të Dionis Bubanit

Rikthimi i Hajrie Rondos me dramën<br />“Tre dhëndurët” të Dionis Bubanit
Aktorja e njohur Hajrie Rondo rikthehet në Teatrin e Metropolit në Tiranë me dramën “Tre dhëndurët” të dramaturgut të njohur shqiptar Dionis Bubani.

Aktorja ka sfiduar sëmundjen që e mbajti prej më shumë se pesë vjetësh larg nga skena dhe ekrani për të luajtur rolin e Zenepes në këtë komedi që do të ngjite në skenë në datën 20 tetor për të vijuar deri në mesin e nentorit. 

Komedia “Tre Dhëndurët” e shkruar nga autori Dionis Bubani ëshët zbuluar në arkivat e teatrit. Ajo është ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1986 nga regjisori Pirro Mani. Është një shfaqje që trajton historinë e një familje në vitet ’40, ku problemi i tyre madhor, është martesa e vajzës së vetme. 

Për aktoren e mirënjohur Hajrie Rondo pjesëmarrja në këtë shfaqje e ka bërë të ndihet mirë. “Erdha në kohën e duhur dhe vendin e duhur, sepse gjeta ekipin e duhur, njerëzit e duhur dhe institucion me dinjitet. Pashë që në këtë institucion punohet dhe dinjitetin ta jep puna, dhe unë njerëzit e punës i dua dhe i respektoj. Pashë një drejtoreshë tjetër jo nga ato tipiket, puna e saj është maratonë. Më janë krijuar kushtet dhe më është lehtësuar puna. Gjithashtu dhe një regjisore të talentuar, egzigjente, punëtore dhe bashëkpunuese të mirë. Falenderoj dhe gjithë ekipin e aktorëve për komditetin që më kanë krijuar” shprehet aktorja Hajrie Rondo.

Regjisorja Sonila Kapidani është shprehur se “Kjo vepër e nxjerr nga Fondi i Artë i Estradës së Tiranës, rikthehen gjithashtu në skenë dhe aktoren e mirënjohur shqiptare, Hajrie Rondo”, duke shtuar më tej se: “Kjo komedi është tabloja e gjallë e një jete të veshur me petkun e problemeve të kohës së atëhershme, që ngjajnë aq shumë me ndërrimet e sotme të partive politike, që shpesh e vendosin individin në kaos dhe ia lëkundin parimet jetësore dhe duke ia shtuar ankthin social, gjë që e bën të duken jo pak herë komikë”.

“Tre dhëndurët” është një komedi situatash në të cilën veprojnë karaktere të gjallë e plot ngjyra, me theks humoristik dhe grotesk. Në shumë situata grotesku buron edhe prej hallit të personazheve, të cilët gjenden në kontradiktë me rrethanat apo veten. 

Ngjarjet në këtë dramë zhvillohen në një kohë të shkurtër gjatë vitit 1943-1944 në një qytet në Jug të Shqipërisë, por të mbushur me ndodhi të mëdha. Atë kohë, ndodh kapitullimi i Italisë fashiste, gjithashtu tërheqja e gjermanëve Hitlerianë, përpjekja e anglezëve për t'u bërë faktorë e së fundmi ardhja e partizanëve që solli në fuqi Partinë e Punës.

“Tre dhëndurë” është një vepër e Dionis Bubani, e cila ka sjell ngrohtësi si nga ana dramaturgjike po ashtu dhe nga ana sociale. Ajo del nga arkivi i Estradës së Tiranës dhe në dijeninë time nuk është vënë më në skenë që nga viti 1986.

E mbaja mend nga fëmijëria ime, kam qenë 6 vjeç kur e kam parë dhe u kënaqa shumë që e gjetëm në arkiv. Kjo vepër përkon me sezonin tonë artistik, trajtimin e së vërtesës dhe me dëshirën për të vënë në skenë vepra cilësore të autorëve shqiptar. Vlerësoj partneritetin me regjisoren dhe së bashku me kastin e mrekullueshëm të aktorëve me larmi shumëbreznish dhe eksperiencash” shprehet Jonida Beqo, drejtoresha e Qendrës Kulturore Tirana (Teatri Metropol). 

Nxjerrja e kësaj komedie nga fondi i Estradës së Tiranës është bërë jo pa qëllim. Detyrimi që ne kemi ndaj atyre artistëve, të cilët kanë kontribuar, dashuria që kanë dhënë për skenën, pasioni me të cilën kanë punuar, gjithashtu dhe detyrimi ndaj dramaturgjisë shqiptare dhe impaktit që këto vepra kanë, bënë që këtë vepër të suksesshme të Dionis Bubanit ta rivëmë në skenë. 

“Eshtë me rëndësi trashegimia, energjia që formohet nga ajo çfarë është bërë tek ne dhe dallimeve e ngjashmërive me atë çfarë është bërë jashtë nesh. Trashëgimia është gjithkund përreth nesh, duke e formësuar historinë dhe themelet e jetës bashkëkohore, ndërsa ajo e Teatrit është nëpër arkiva, të cilat mua më pëlqen t'i shkund e rishikoj në një dritë të re me qëllim që t'ia përjetojmë ngjyrat dhe shijet. Sepse aty janë kuptimi dhe logjika e asaj çfarë na përbën ne si komunitet, mënyrat e jetesës në një kohë dhe hapësirë tjetër, karakteristika, frikërat, dëshirat, e besoj se kjo është edhe baza e teatrit, burimi nga njerëzorja për njerëzit, të inkurajojë imagjinatën e shoqërisë dhe të ndikojë mbi mënyrën se si e perceptojnë dhe shfrytëzojnë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Një ndër problematikat kryesore që kjo komedi ka hedhur drite atëhere, por hedh edhe sot, është brezi i ri, çfarë makuteria e së tashmes po sjell për të rinjtë që do jenë e ardhmja e këtij vendi”, shprehet Kapidani.

Vepra do të vihet në skenë që nga data 20 tetor, çdo të enjte, të premte, të shtunë dhe të diel në sallën “Çehov” të Teatrit Metropol. Në role do të luajnë aktorët:
Hajrie Rondo dhe Elona Hyseni-Sanija, që është druaja, një shtëpiake, e cila vjen nga një familje çifligarësh.

Fjalët dhe veprimet e saj prezantojnë gruan që tenton të përshtatet me situatat dhe njerëzit pa e prishur rehatin e saj, karakteristikë ngjyrimi realist i të folurit me tipare specifike të ambientit ku jeton. Pika e saj e interesit është dukja, nuk e kupton shumë dëshirën e të shoqit “për më lart”, por përshtatet. 

Gëzim Rudi-Mentari, që është babai, avokat në profesion, i cili kërkon të shfrytëzojë lidhjet martesore të vajzës së tij, për të fuqizuar statusin e tij social. 
Pjerin Vlashi-Dudumi, është një karakter i vizatuar bukur, daja çifligar i Fluturës, mbesës së përkëdhelur, i cili nuk e ka të nevojshme të “zgjedhë ” gjuhën kur flet, apo të krijojë maniera të zorshme komunikimi për ta treguar veten. 

Linda Jarani-Flutura, vajza e shtëpisë, tipi i femrës së rritur me njohje të kufizuara të botës reale. Shkëlzen Berisha-Xhevariri një kushëri i Mentarit, si dhe aktorwt Roerd Toçe, Aleksandër Kondi) e Margent Caushi.

[gallery]19154[/gallery]


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë